Importi nga Serbia bllokon fermerët, molla e Korçës mbetet stok në frigoriferë

1 Shkurt 2024, 21:10Ekonomia TEMA
Importi nga Serbia bllokon fermerët, molla e Korçës mbetet stok

Mijëra tonelata me mollë kanë mbetur stok në frigoriferët e grumbulluesve në juglindje të vendit në qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për mollë të cilësisë së parë, pa përmendur varietet e tjera që kanë cilësi më të ulët ose që mund të përdoren për lëngje apo komposto.

Një situatë e tillë ka qenë e paprovuar më parë nga grumbulluesit, të cilët japin sipas tyre edhe arsyet e këtij stoku.

Grumbulluesit dhe fermerët e mëdhenj të mollës mësohet se kanë pasur takime edhe me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë, por ende nuk ka një vendimmarrje konkrete për të tejkaluar këtë situatë.

4 Komente

  1. J
    Juliano

    Nuk mbillet në asnjë vënd të botës siç mbjellin fermeret tanë, atë që duan vetë, aty ku mendojnë se fitojnë më shumë e tj. Po kur gjith Korça mbjell mollë, ashtu dhe peshkopia apo një qytet tjeter, domosdo që do mbeten stok. E para që çmimi që i vënë korçarët është shumë herë më i lartë se mollët apo frutat, perimet që vijnë nga tregjet nga jashtë. Korçarët i hedhin në kanal dhe çmimin që ta ulin, të hajnë njerëzit nuk e bëjnë, më mirë ti hsjë kanali se sa njeriu. Pastaj ato dinë apo nuk e dinë, që molla nuk tregtohet vetëm si mollë, ajo ka një qind mënyra për ta përpunuar dhe ta shitur si produkte tjera ushqimore, marmalaraë, uthull molle që konkuron deri në amerikë, dhe shum produkte të tjera. Aty ti kalben se e kanë shpirtin e vogël

    1. a
      aleks

      na çane b****n keta korçaret, ç'do sezon i njejti avaz, kur do ta kuptojne keta barbonet qe eshte ekonomi e tregut, dhe se ku do ta ble une mollen eshte puna ime, ulni çmimin, ritni cilesine dhe do ta shikoni qe mollet e serbise nuk do ta kalojne kufirin.

      1. x
        xhoxhi

        Gjithëmonë lexoj që fermerët thonë se me çmimin që e shesim nuk mbulojmë shpenzimet.Kujt i intereson kjo?Blersit?Jo.Pse nuk e vrisni mëndjen që me shpenzime të vogla të fitoni?Pra përderisa vetë na thoni se kemi shumë shpenzime atëhere mos u merni me këto punë.Kur nga Sërbia .Greqia,Turqia vijnë prodhime më të mira e më të lira unë atje do shkoj.Këtu nga Greqia venë në Bullgari apo Maqedoninë e Veiut që psunisin sepse këtu në Greqi janë çmime të larta.Prandaj mendohuni mirë kur i hyni një pune..dhe mos akuzoni shtetin..

        1. P
          Parruca

          Pas 30 vitesh ekonomi tregu, fermeret duhet te kishin mesuar qe cmimin e vendos kerkese/oferta. Pse ai fermeri serb arrin ta shesi ne Shqiperi me lire se fermeri korçar? Se shteti nuk do i bleje mollet ketyre, por duhet qe ata ti kerkojne shtetit ti barazoje me kushtet e fqinjeve. Pra nese nafta eshte me lire ne Serbi ti kerkojne shtetit heqjen e taksave per naften e makinerive bujqesore. Nese plehrat kimike dhe pesticidet jane me lire ne Serbi shteti shqiptar duhet te ule taksat per keto produkte. Dhe nese shteti nuk e ben te perpunojne mollet dhe te shesin produkte te derivuara, uthull, marmalate, leng molle, pure molle, cider ( nje lloj pije e embel e ngjashme me shampanjen) etj etj. Pse nuk behen bashke te ngrene koperativa per linja perpunimi? Po shqiptaret nuk behen 2 bashke per te paguar leket e ashensorit te pallatit, jo me te ngrene kooperativa sic ka gjithe Europa.

          Lini një Përgjigje