Sa i kushton një shqiptari transferimi i parave? – Nga Italia mes 2.79%-15.71%. Nga Gjermania, 3.14%-10.62% të shumës

31 Janar 2024, 22:00Ekonomia TEMA
Sa i kushton një shqiptari transferimi i parave? – Nga Italia mes

Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një vendi. Ndërsa në nivel kombëtar, ato mund të nxisin përfshirjen financiare, të reduktojnë përdorimin e “cash”-it dhe të mbështesin zhvillimin e teknologjisë financiare. Por, në çfarë pike është Shqipëria në këtë aspekt dhe sa i kushton një shqiptari, i cili jeton jashtë, të dërgojë para’ për familjarët e tij në vendin tonë?

Sipas Çmimeve Globale të Remitancave të Bankës Botërore, nëse një shqiptar për shembull, i cili punon dhe jeton në Itali, dërgon 140 euro për familjarët e tij në Shqipëri duhet të paguajë 2.79% ose 3.91 euro komision në rastin më të mirë, ndërsa vlera maksimale mund të shkojë në 15.71% ose 22 euro, në varësi të kompanisë që kryen transfertën. Mesatarja e komisioneve për të dërguar 140 euro nga Italia në Shqipëri është 9.34 euro ose 6.67% e shumës. Kjo përqindje është e pandryshuar krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, por në rritje krahasuar me tremujorin e dytë, kur komisioni mesatar shkonte në rreth 6%.

Nëse marrin shembull Gjermaninë, ku gjithashtu jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, komisionet minimale janë pak më të larta krahasuar me Italinë, por vihet re një nivel më i ulët i komisioneve maksimale. Nëse një shqiptar që punon dhe jeton në Gjermani i dërgon 140 euro familjarëve të tij në Shqipëri, ai duhet të paguajë në rastin më të mirë 3.14% ose 4.4 euro komision dhe në rastin më të keq 10.62% ose 14.87 euro komision, edhe në këtë rast në varësi të kompanisë që kryen transfertën. Mesatarja e komisioneve nëse paratë dërgohen nga Gjermania qëndron në 6.47% ose 9.05 euro për çdo 140 euro të dërguara.

Për shkak të tarifave shumë të larta, sistemet moderne të pagesave mund t’u ofrojnë emigrantëve zgjidhje të përballueshme për të dërguar dhe për të marrë remitanca përmes kanaleve formale. Kjo ka potencialin për të ulur koston e remitancave në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat aktualisht arrijnë mesatarisht në 6.71% të totalit të transaksionit, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin prej 3% të dokumentit i cili quhet “Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Duke përmbushur këtë objektiv, 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kursejnë rreth gjysmë miliardë euro sipas llogaritjeve të Bankës Botërore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i remitancave për 9-mujorin e vitit 2023 ishte 677 milionë euro. Kjo shifër tregon se sa shumë do të kursenin shqiptarët nëse do të kishin tarifa më të drejta për transferimin e parave. (Lidion Kulla)

4 Komente

  1. P
    Pinguini

    Pse nuk i sjellin ne llogari bankare?

    1. .
      ...

      Turpë për shtetin Shqiptare.

      1. p
        pjeter

        Ketu shteti ka pak hapesire te mund te beje diçka,jane bankat o shoqerite financiare nderkombetare si Money Trasfer,o Western Union,qe shofin interesin e tyre,e Shqiperia per per keto,ze nje grimce te mases se parave qe levizin,e ajo grimce ska asnje shanc te mund tu ndryshoje politikat e tyre financiare!!

      2. C
        Columbo

        Italia na nxiu faqen me iden e transferimit të emigrantëve te ne, ku pas spaçit të Mirditës, erdhën muxhajdinët spiun në Durrës, dhe tani mizerja afrikane në Lezhë. E kuptoj Presidentin Italian që vendosi kuror te monumenti nënë Shqipëri.

        Lini një Përgjigje