Rama-ultimatum bankave: Brenda këtij viti pensionistët t'i marrin paratë online

1 Shkurt 2024, 11:37Ekonomia TEMA
Rama-ultimatum bankave: Brenda këtij viti pensionistët t'i marrin

Kryeministri Edi Rama është takuar të enjten me përfaqësues të sistemit bankar, të cilëve u ka tërhequr edhe një herë “veshin” për faktin që një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë vijojnë të funksionojnë me metoda tradicionale .

Në takimin, ku të pranishëm janë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Ervin Mete, Rama kërkoi nga përfaqësuesit e bankave që brenda këtij viti të jetë implementuar “open banking”.

“Bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë. Eficenca e transaksioneve, pagesat direkte janë me metoda tradicionale. Qeveria duhet të fokusohet te inovacioni, faktikisht ne jemi në situatën kur ligji, jo unë, e ka të shkruar, që në janar të këtij viti, duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë, aplikimi i protokolleve të open banking. Afat, ky i përsëritur”, tha ai.

Duke kujtuar që teknologjia e lejon tashmë, kreu i qeverisë kërkoi nga bankat që të “jenë në lartësinë e sfidës dhe të hapin dyert e teknologjisë.”

Teksa i akuzoi se nuk po bëjnë përpara pasi “nuk duan që të prishin rehatinë”, Rama u kujtoi përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë: “Kjo është çështje e një prioriteti kombëtar të qeverisë. Duam të shikojmë ndryshim të shpejtë, të thellë, real. Këtë vit.”

Më konkretisht, qeveria kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja. Bizneset të shesin me këto sisteme. Dhe, që qarkullimi i CASH-it në vend të bjerë ndjeshëm.

“Duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe, por do ta bëjmë,” shtoi kryeministri.

Procesi pritet që të drejtohet nga Banka e Shqipërisë.

“Të gjitha justifikimet, albite që vijnë nga prishja e një status quo-je të viteve me radhë, nuk do t’i tolerojmë”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave bënë të ditur se këto të fundit ndodhet në periudhë testimesh dhe se në qershor do të jenë të gjitha gati për të dalë “live” në qershor sa i takon “open banking”.

27 Komente

  1. K
    Krapi i surrelit

    Kujdes parate o molet se ky ka lajthit. Hakerat po i sulmojne perdite faqet demek me te sigurta te shtetit, priti pastaj çmund te bejne te bankat!

    1. K
      Kalec Dega

      Trapushi nga bunkeri… i kopese pellazge… lol

    2. t
      tefiku

      Na cau trapin ky me keto inovacionet.Beri e-albania per te nxjerre dokumentat pa leke dhe per nje certifikate duhet te shetisesh gjithe Tiranen per te gjetur nje pike interneti se jane mbyllur shumica dhe atje duhet te paguash qe te printosh dokumentin.

      1. G
        Gazeta

        Duhet te jesh idiot complete ose plak 90 vjec pa njeri te bredhesh neper Tirane per pike Interneti. Askush nuk kerkon me certifikat te printuar, mjafton download. Avokati e printon vet po ju desh.

        1. t
          tefiku

          Mor kastravec shko thuaja ambasades amerikane qe i do te printuara dhe me ngjyra.Qenke gomar i teri.

          1. m
            mirel

            Po pse mor kurve e Rames, eshte krim te jesh 90 vjec? Ky plera flet per pensioniste, apo jo? Detyre qenka qe te mesojne downloading pensionistet? Ose jane idiote Keshtu thua ti, qelbesire e Ramutit?

            1. A
              Ani

              Po ca si ky I thone yes e fluturon ai...injorante I ka si ky nuk thohin asgje...vetem pazare bejne

        2. P
          Pensionist

          Në rregull me këto, po që pensionisti shkon dy herë në vit që të deklarojë që është gjallë, e di kryeministri? Nuk mund të kenë akses në gjendjen civile apo në e-albania bankat? Kështu e marrin vesh që jemi gjallë apo kemi vdekur. Flm

          1. k
            korrekt

            Pervec kesaj, pensionistit i duhet perseri qe te mbaje rradhen, pra nga posta me pare, tani tek banka, sepse pensionit nuk i japin karte debiti per t'i terhequr paret nga ATM

          2. P
            Pensionisti i doFshace

            Ore kryeminister javash ti se nuk dine te gjithe ti terheqin on-lajn dhe ato dy leke po na bini me qafe ? Lere ta ngrysim keshtu sic e kemi FSHACE ?

            1. F
              Futja kot

              Ç'i plasi Bablokut se si i marrin pensionistët paratë? Ata pesnionistë që marrin pensionin në bankë te sporteli s'kanë pse të kenë me detyrim home banking, s'ka ç'iu duhet, pasi ata ose nuk përdorin internet ose e përdorin pak si fillestarë. Mos i ngatërroni kot pensionistët e shkretë me home banking, se do bëjnë ndonjë budallëk online. Ata mezi përdorin telefonin , ju i thoni hap home banking. Home banking nuk është i detyrueshëm për asnjë, as për të rinjtë. Kush do dhe ka nevojë e përdor, kush nuk do s'e përdor.

              1. C
                Columbo

                Kryeministri Rama duhet ta dijë që Berisha është kriminel ekonomik duke i shkaktuar vëndit miliarda euro humbje në sabotimet e dhjetra projekteve. (pastrim parash, lek droge, George Soros)., BE të ndërhyjë., dhe financimi ikte gjetkë., ndaj nuk meriton Berisha pension pleqërie.

                1. E
                  Eni

                  O njeri ktu ne perendim ku jam une pensionierte I marin ne Poste....pervec bankes...ler alternative o njeri se u fute trefazorin

                  1. M
                    Martin

                    Nese me degjon Kryeministri Rama do t'i thosha qe te ktheje Banken Shteterore te Kursimeve ku t'i marrin leket pensionistet dhe fitimi te mbetet ne shtet. Bankat ne Shqiperi, ndryshe nga ketu ne Amerike, jane ngritur nga compani te huaja, te cilat jane te interesuara vetem per fitime nga bankomatet dhe transaksionet e tjera, qe te transferojne sa me shume valute ne vendet e tyre.

                    1. P
                      Pensionisti qe nuk di internetin

                      Nuk eshte normale te praktikohet me home banking per te terhequr pensionet pensionistet. Lerini rehat pensionistet se ne rregull jane keshtu sic jane. Shumica e pensionisteve, nuk perdorin internetin o bablok. Ku eshte interesi i shtetit te kjo qe thoni. Me pensionistin je ne rregull po i ngrite pensionin, por jo sa per tu tallur. Mos e ngatero me gjera te tjera.

                      1. P
                        Pensionistet te duan fort mos ju bjere me qafe

                        Ore Edi Rama : po dhe kete mundesi qe kane pensionistet te dalin nje here ne muaj te marin pensionin se elbete mblidhen ,pine ndonje kafe bejne muhbet shikojen me njeri tjetri ,dhe kete mundesi argetimi po ja u heq ? Biri per ke punon ti se per ne pensionistet nuk eshte ne interes kjo qe kerkon te besh? Per ne interesi eshte te na rrisesh pensionet nje edhe te na lesh keshtu sic e kemi ai qe do ta mari ne banke le tamare,te hapi nje Numer llogarie ,pse me detyrime ? Te perqafon Pensionisti, he biri se te duam forte

                        1. V
                          Vito i Orneles se Varuzhanit

                          Linda , nese nuk ke vete gisht ne keto punet e bankave, lidhe burrin idiot se po merr me qafe dynjane.

                          1. s
                            spata

                            Kjo qe thote K/M ine zbatohet ne ato shtete qe kane nje teknologji te sigurte ne transferimin dhe ruajtjen e parave.Ne Shqiperi akoma nuk po realizohen ato transferime nepermjet bankave kur vete shteti eshte i interesuar . Mbase e kini degjuar.Kur shteti demshperblen mbasi ka nderhyne ne objektet private ,per te marr keto para, ju duhen 3 muaj duke bredhur sa nga nje zyre ne tjetren . Arsyeja .ndodhte qe sistemi nuk funksjononte . Ose e benin me qellim te merrnin bakshishin . E dini ju sa eshte bakshishi i nje punonjsi shteti .Jo me pak se 30-50 mije, ne vartesi te punes qe kryen . Para 4 vitesh mu desh te merrja nje vertetin banese .Ku nuk pa zyrtri ti fusja lek ne xhep ,me sorollati 1 muaj deri sa nderhyri shefi i zyres, mik i vellajt .U tregova keto ,se me kere sistem ,qe vendos K/M ine, pensjonistat do mbeten dyerve te bankave per ato pak lek qe mbajne frymen ne muaj .Ka nje metode shume te thjeshte.Pran sigurimeve shteterore te hapet nje administrat bankare ku pensjonistet ter terheqin parat. Keshtu kane vepruar shume shtete te BE para 15 viteve . Ne mandatin e pare K/M ine na tha se parat e pensjonistave do ua shpjeri ,me ane te postes ,ne shtepi . Te gjithe u kenaqen por me von urdher i prere .Te shkojne tek zyrat postare . Pse se mbajti premtimin . Ka aq shume hajdute ne teren sa i gjurmonin keto njoftime qe nxirrte qeverija dhe parat beheshin objekt sulmi . Nxjerr kete metode tani qe vjedhjen ta bejne bankat qe jane ne pronesi te oligarkve te qeverise . Kujt ti zihet bes tani .Kemi patur raste te hidhura ku vete punonjsit e bankave vidhnin kartmonedha .Sic ka deshtuar platforma e e-alb do te deshtoje dhe kjo ide e K/M tene .

                            1. G
                              Gazeta

                              Pse se ben vet shteti duke perdorur banken kombetare apo poste por ja kerkon bankave te huaja qe nuk ngopen duke rrjep njerezit ne Shqiperi. Edhe tek pensionet duan te marrin fitimin e tyre plehrat. Posta shqiptare shume thjesht mund ta afroj kete sherbim dhe parate te ngelen brenda sherbimit publik.

                              1. E
                                EdiRamaTallaVa (ERTV)

                                Sa merr vesht Rama nga Sistemi Bankar, aq merr vesht e nga Muzika nje kokerr-Gomar /

                                1. s
                                  sapa

                                  Duhet ta pranojme qe kjo metode nuk eshte e keqe sepse menjanon pritjen e gjate ne rradha qe bejne pensjonistet dhe ske pse ti lutesh arketarit sikur po ti jep per sevap plus qe eviton dhenjen e bakshishit qe eshte bere edukate ne vendin e hajduteve dhe qe cdo pensjonist e ben sikur te ishte gjeja me normale ne bote.Por sigurisht ka probleme me paraqitjen e personave 2 here ne vit sic e permendin me siper plus qe duhet te pajisen me karta per terheqjen e parave ne banke.

                                  1. A
                                    Agron

                                    SAPA, une i terheq parate ne ATM. Po a e di ti sahere rastis qe automati nuk ka para? Dhe nuk merr dot parate? Jo cdi inovacion i qeverise

                                    1. P
                                      Phoneix

                                      Degjova qe i rreshqiti goja, tha, Open Banking. Normalisht eshte online banking, por ketij kryeministrit tone iu ka bere shprehi, si open ballkan, open society. Pastaj kur del jashte shtetit, mburret me kanunin. Shume i veshtire per tu kuptuar.

                                      1. C
                                        Cen

                                        Ska lek as per pesionet! Tani pensionistet duhet te paguajne edhe sherbimin bankar mujor plus transaksionet.

                                        1. R
                                          Roza

                                          -Pensionistet blerjet kryesisht i kane zarzavate, fruta e perime ku vetem kesh blihet , si do behet blerje me karte??!! -Po ne fshat ku do shkojne per te terhequr ato gjysma pensione qe marin?? - po moshat e thyera qe edhe po te duan sdin te perdorin bankomatet, a i llogarit Rama keto apo nuk futet ne te thella Mer majat e majat e te rejave te internetit.

                                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                            Duhet të fillojë me buxhetorët dhe super marketet. Të blejnë me kartë krediti. Në këtë mënyrë kontrollohen sasitë e lekut në treg.

                                            1. S
                                              Sadna

                                              Jepni pako banoreve qe vjen posta na e mer koshiu pastaj siguri bankash do na ndihmosh te pallati klasik konstruksion te kagja rruge elbasanit se na ka blloku komshiu se jemi atdhe ndrum qytet morem bagazhin na bllokun policin ju i njini qytetaret atdhe

                                              Lini një Përgjigje