Çfarë parashikon reforma e re e pensioneve? Nga formula e indeksimit, tek mosha dhe rezidenca

1 Shkurt 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Çfarë parashikon reforma e re e pensioneve? Nga formula e

Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore ka nisur punën për rishikimin e skemës së pensioneve, e cila pavarësisht ndërhyrjeve të bëra në vitin 2015, ende nuk ka arritur në nivelin që të ardhurat nga kontributet, të barazohet me shpenzimet, duke bërë që çdo vit të kërkojë shuma të konsiderueshme subvencioni nga buxheti i shtetit.

Po ashtu,  rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, çka rriti edhe kontributet që derdhin të punësuarit si dhe rritja së pagës maksimale për efekt kontributesh apo pagave në tërësi në sektorin publik, sërish nuk eliminuan vështirësitë financiare.

Nga ana tjetër rritja e trendit emigrues të fuqisë punëtore, është kthyer në shqetësim serioz për këtë skemë. Ndërhyrja e dytë e qeverisë, synon që të adresojë të gjitha këto problematika dhe ta bëjë skemën më të qëndrueshme, duke garantuar edhe të ardhura më dinjitoze për pensionistët e ardhshëm.

Konkretisht, qeveria synon të ndërhyjë në disa elementë. Një nga këto është indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë  inflacioni i shportës. Një  nga diskutimet që po bëhet me Bankën Botërore është nëse do duhet të merret i njëjti inflacion për gjithë gamën e pensioneve, apo do duhet të merret në bazë të një niveli të caktuar dhe më pas të shpërndahet në pjesën tjetër.   Pjesë e reformës së re do të jenë edhe saktësimet lidhur me rezidencën dhe jo rezidencën e pensionistëve, kompensimet e energjisë elektrike,  ushqimeve apo shpenzimeve te tjera.

Në fokus të ndërhyrjeve do të jetë edhe mosha e daljes në pension referuar projeksioneve qe janë bërë nga reforma e vitit 2014, si dhe do të preken edhe pensionet suplementare.

Reforma do të marre në konsideratë zhvillimet e dekadës së fundit qe lidhen me demografinë në Shqipëri,  jetëgjatësinë, raportin kontribuues- përfitues, ne mënyrë që këto ndërhyje të reflektohen si ne qëndrueshmëri të skemës ashtu edhe në shpërndarje më të drejtë të mbështetjes për këtë kategori. (Elisabeta Dosku)

1 Komente

  1. A
    Adi

    o ministri qe dhe 4 klase si ke bere, NUK RRITET PAGA MINIMALE LUFTOHET EVAZIONI, SADO TA BENI dhe 1000euro ta kesh pagen po 400 deklaron ai e 600 ne zarf si me qene Maku

    Lini një Përgjigje