"Inceneratorët", ministrja e Financave përgjigje akuzave: Kjo skemë është në ndjekje që prej vitit 2018, po përdoren në mënyrë abuzive

6 Korrik 2022, 14:28Ekonomia TEMA

"Inceneratorët", ministrja e Financave përgjigje akuzave:

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat pas denoncimit të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për evazion fiskal në lidhje me inceneratorët. Sipas Ibrahimajt janë 20 subjekte fiktive janë dënuar.

”????Konferenca për shtyp mbi informimin e opinionit publik dhe median, në lidhje me deklaratat e ditëve të fundit, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, të cilat po përdoren në mënyrë abuzive dhe qëllime politike nga opozita.”, shkruan Ibrahimaj ne Facebook, nderkohe qe ne konference theksoi se:

‘Që nga ai vit janë 34 subjekte të cilat janë referuar nga hetimi tatimor ku kanë qenë të përfshira 141 subjekte. Pjesë e këtyre procedurave janë përfunduar dhe kanë përfunduar me një vendim gjykatë. Një pjesë janë ende nën hetim. Për rastin konkret 20 subjektet fiktive janë dënuar me 35 vite. Ndër vite që nga 2018 dhe sot, administrata tatimore ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, për të vijuar hetimin. Kjo skemë është në ndjekje që prej vitit 2018, të gjitha institucionet janë në gadishmëri para drejtësisë, me qëllim zbardhjen e dhe gjykimin e personave të përfshirë në këto skema. Ne jemi këtu që të bëjmë të gjithë procedurat në ndihmë të drejtësisë, pasi nuk duam që këto raste të përsëriten. Jemi lidhur edhe me ambasadën britanike, ku evidentohen rastet e këtij mashtrimi apo të evazionit hetimor. Të gjitha institucionet e MF janë të angazhuara drejt luftës kundër evazionit.’

6 Komente

  1. F
    Floriana

    O delina. E para t fala alban celes. E di vete ti. Ti fshin djerset albani. E dyta, pallatet ku strehove drejtorine rajonale tatimore tirane gjoja se u prishen zyrat nga termeti, ja more me qera 20 mije euro ne muaj. Po kujt ja more. Elisabeta Imerajt. Ish prokurores mafioze te tiranes qe shyqyr e hoqi vetingu. E treta. Ti ke perfituar aq lek nga tatimet sa yt shoq (me letra) u be fotograf vintage. Dhe shtepine te kodra e diellit e more shume te bukur. E katra. Alban Cela ne emer tend kerkonte 100 milion ne muaj nga tatimet e tiranes qe ja jepte gjergj duro, 100 mln nga vipat qe ja jepte irisi ago dhe 100 mln i nxirrte nga hetimi tatimor nepermjet ish shoferit te gaz demit romeo shehut qe e ngrite ne rrang drejtori. E pesta, iris agon e vure drejtoreshe te parandalimit te pastrimit te parave sepse te sherbeu e beri leke per ty nderkohe qe Albanin e ndanit bashke. TI JE HAJDUTE ZONJA MINISTRE DHE JAZEK I QOFTE EDI RAMES QE MBAN NJEREZ QE MORALISHT JANE NDYRESIRA DHE PROFESIONALISHT JANE TE KORRUPTUAR

    1. L
      Lorik

      Ti je hajdute. Mbahesh mend ne tatime me keq se Briseda Shehaj

      1. A
        Aron

        Ate qe thashe sapo doli ky "lajm". Keto te dhena ishin te ditura, sepse dolen ne pah ne kohen e komisionit hetimor. Monika me gazetarucuet e vet beri nje skice gjoja po tregon dicka te re disa dite pra protestes.

        1. b
          ben.

          Kjo eshte ministre, apo karagjoze???? Po mire moj ti vajze, 2018-2022, jane 4 vjet qe ata vazhdojne vjedhin , ti paguan dhe ke pafytyresine qe te thuash po e hetojme????? Me kete popull delenxhi, patjeter qe te ka ardhe edhe ty rradha te talllesh.

          1. E
            Emi

            Anila denaj i erdhi hakut kesaj hajdutes. Dhe si shperblim rama e hoqi. Pastaj thote ku di une se c bejne ministrat e mi. Po si ka mubdesi qe ky zgjedh vetem ministra hajdute

            1. F
              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

              Para 20 vitesh nuk dinim kujt i thonë incinerator, ndërsa sot pensionistët i kanë në testament.

              Lini një Përgjigje