Ish-ministri: Gabimi me shtresën e mesme, nuk është investuar në kapitalin human

17 Mars 2024, 22:45Ekonomia TEMA

Ish-ministri: Gabimi me shtresën e mesme, nuk është investuar

Në vendin tonë nuk ka statistika konkrete se sa për qind e popullsisë bëjnë pjesë në klasën e mesme, por ajo që mund të thuhet është se pas tri krizave rresht dhe veçanërisht pas krizës së tejzgjatur të çmimeve, kjo kategori po shkon drejt një minorance, duke dominuar më së shumti ajo kategori e popullsisë që është në kufijtë e jetesës. Pse Shqipëria nuk ka arritur të forcojë themelin e shoqërisë, që i siguron vendit zhvillim ekonomik? Ish-ministri Ekonomisë, Anastas Angjeli, dha një nga arsye në emisioni “E-ZONE” me gazetaren Rajmonda Lajthia.

“Gabimi që është bërë ndër vite lidhet me mungesën e investimit në kapitalin human. Në dekadën e fundit pagat kanë lëvizur pak ose aspak dhe ky është një nga faktet që nuk e ka forcuar klasën e mesme në vend”, – u shpreh Angjeli në “E-ZONE”.

Sipas Angjelit, reforma e pagave e nisur nga qeveria është një lajm i mirë për të forcuar këtë shtresë të popullsisë.

“Reforma e pagave dhe arritja e objektivit që në fund të 2024 paga mesatare të arrijë në 900 euro do të shërbejë si një pikënisje për të forcuar këtë shtresë të popullsisë. Kjo reformë erdhi në kohën e duhur pas përfundimit të krizave të forta që prekën vendin tonë dhe jo vetëm”, – u shpreh Angjeli.

Nëse do t’i referohemi shifrave, nga 730 mijë të punësuar me pagë në vendin tonë, më shumë se 50%, 418 mijë deklarohen me pagë minimale 40 mijë lekë. 288 mijë janë në intervalin 40.000 deri në 200.000 mijë lekë në muaj. Por vetëm 23 mijë individë paguajnë taksë 23% mbi të ardhurat e tyre./vizionplus.tv/

13 Komente

  1. M
    Mbase veni doren ne zemer per Qytetaret e thjeshte

    I nderuar z. ANASTAS - ANGJELI sikur do te ishte nje nder dhe shembull nese do te hapje nje Fondacion per bamiresi per shtresat e varfera ne shqiperi....ne vecanti per pleqte dhe per Femijet ne nevoje...Juve z. ANASTAS - ANGJELI sebashku me z. LLAZAR - ANGJELi dhe grupet e juaja te mirepasuruar dhe shume te fuqishem ne keto 33 vite kariere ne Biznese te sukseshme ne cdo cepe te shqipersie dhe ne disa shtete te Evropes dhe ne USA ( ku nje pjese eshte mundi dhe djersa e te gjithe Qytetareve ) Ju urojme suksese ..... Zoti ju ndimofte Familien niperit dhe mbesta ne kete Jete dhe ne Jeten e ardhshme te perjeteshme .....Hamin ...

    1. t
      tironsi

      Ketij individi mundet ti shkojne shume epitete, por aspak epiteti "i nderuar". Ky eshte nje batakci dhe hajdut me cizme qe i ka sherbyer Ilir Metes per sa kohe qe ka qene neper karriket e qeverise. Nese vertet mendon se parate i ka bere me bizneset e bananeve apo te tjerat qe permend zotrote, atehere ose je naiv deri ne ekstrem, ose je bythelepiresi i Angjeleve. Ka gjera qe i kam pare me syte e mi, kur punoja ne administraten e K.Ministrise, ne kohen kur Meta ishte K.Minister dhe Ministria e financave ishte ne te njejten kompleks godinash me K.Ministrine. Te dyja lidheshin me nje tynel nga ku "udhetonin" parate tek zyra e Metes. Hamalli i cantave ishte pikerisht i "nderuari" juaj.

      1. T
        Tirons si Ty !

        Keni te drejte ..Por menodova mos ka kthyher mendjen dhe eshte ngopur me Theset miliardat e fshehura....dhe ngaqe eshte i semure i nderiari thashe mos eshte bere pishman...dhe behet donatore i Familieve te mesme te varfera ...Mbase Ben ndonje gje Humane para se te shikoje ne parajse ose ne flaken e zjarit ...Boten.tjeter .. Faleminderit per mitekuptimin..

        1. I
          I çnderuar duhet t'i drejtohesh këtij

          Edhe ky hajduti shpëtoi si hajdutët e saliut

          1. N
            Nuk do ti shijoje Jo.....

            Nuk shpeton Jo.....se leket Ilace po i ben....dhe nuk do ti shijoje....se do te largoeht me sherbim ne BOTEN tjeter....

      2. S
        Sovrani

        Unë nuk e besoj se ti nuk di o Cac! Por ti gjithmonë ngelesh Cac i zi. Për çfarë shtrese të mesme flet zorrote në AL. Nuk ka pas, Nuk ka, dhe me shumë gjasa nuk do të ketë deri sa partitë dhe politikat (degë dge shtojca të Katowicës). Po punojnë për objektiva afatshkurtër (shumë pak afat-mesëm) por fare afat-gjatë. Po punojnë intesivisht për oligarkët pasi aty kanë edhe paret e tyre të kanalizuara nëpër skema "lavatriçuese". Ai vent është marr peng nga Saleh, Like dhe në vazhdim Edi. Korupsion galopant. Vjedhje të pasurisë shtetërore. Vjedhje dhe mos respektim të pronësive. Abuzues në maksimum. Zhvillime pak ose aspak strategjike. Ekonomi e bazuar në informality dhe aspak ose shumë pak prodhuese . (Kështu që leri përrallat me shtresat të mesme).

        1. P
          Parruca

          Si e quajti ai miku i tij kete, mamuthi i korrupsionit?

          1. A
            Analisti i pa anshem

            Me problem jane pagat ne sektorin privat. Nje puntor ne kete sektor qe punon cdo dite mbi 8 ore pune, pa asnje dite pushim javor paguhet 40-50 mije leke. Nje ekonomist qe punon me kohe te pjeseshme ne shoqerite qe kane qarkullim vjetor mbi 50 miljon leke paguhet 15 mije leke ne muaj, ndersa shoqerite qe kane nen 50 miljon xhiro paguajne 10 mije leke. Nuk besoj qe keto shoqeri tregetare e paskan te keqen te paga e puntorit apo te ekonomistit, por nisen gjoja nga kerkese-oferten e tregut. Mendoj qe duhet te jepen disa referenca nga Qeveria. Per kete problem nuk flitet fare.

            1. t
              treni

              Po ti kur ishe minister cfare bere? Njerez te shperfytyruar

              1. P
                Prind

                Kapitali human i ketyre sot eshte thjesht nje Pyll me drure te shtrember.

                1. a
                  adi

                  beni nje xhiro nga mektrini, salillari, kastrati, fmt, brunes, agikons, teknosald, gsl enterprise, kalemi travel etj ETJ... shikoni cbehet vetem me keto kushedi si do ndikonte tek pensioni qe deklarojne minimalen dhe skane MINIUMIN E ETIKES, as pushime, mbi 40ore ne jave ne pune, e shtuna pune, festat ti harrojne, 1-2jave ne vit pushime sdi nga ta kapesh

                  Lini një Përgjigje