Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë. Fabrikat e qumështit furnizohen nga importi

25 Janar 2026, 19:50Ekonomia TEMA
Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet

Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare.Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Austria dhe Kosova. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro.

Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë.

I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda të njëjtës periudhë, në stabilimet blegtoriale ka 1 mln dele dhe dhi më pak. Ndërsa numri i shpendëve gjatë kësaj dekade ka rënë me 2 mln 501 mijë. Të vetmet vlera pozitive shihen tek bletaria, ku numri i familjeve të bletës është rritur me 3,000 koshere. Braktisja e blegtorisë është pasojë e politikave të gabuara që ka ndjekur Ministria e Bujqësisë ndër vite për këtë sektor.

Subvencionimi për krerë nuk i ka bindur njerëzit e fshatit të merren me mbarështimin e tyre, sepse kjo formë mbështetje nuk i justifikon kostot e prodhimit të qumështit, ndërkohë që fabrikat kërkojnë ta marrin qumështin me një çmim shumë herë më të ulët, që kap vlerën e 54 lekëve.

Përballë këtyre kushteve, nënproduktet e qumështit në tryezën shqiptare si vend origjine kanë shtetet e rajonit, ku 1 L qumësht importi kushton afërsisht 10 lekë më pak se 1 L qumësht nga Lushnja.

Top Channel

4 Komente

  1. D
    Djath i mykur

    Jemi nē janar tē 2026, dhe kur shkon nē bulmetore te Rruga Myslim Shyri ,shitēsja bēn hesapin me kalem nē njē bllok, dhe mē pas tē kthen kusur pa kupon tatimor.( qoftē ajo e krahut tē majtē apo tē djathtē).Kjo ēsht qeveria Rama pjerdh pjerdh se lirohesh.Rregulla nē teori.as qē bēhet fjal pēr pages me kart bankara

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari pa tokë

      Në vitin 2014 ka pasur rreth 800 mijë krerë lopë, jo 500 mijë. Pa llogaritur dhentë dhe dhitë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujdes!

        Duhet ndaluar me ligj importimi i qumështit pluhur. Ka përbërje kancerogjene. Tani edhe qumështi për bebet i prodhuar nga laktalis dhe nestle, shumëkombêshe që furnizojnë gjithë botën, ka shkaktuar vdekjen e disa bebeve. Kujdes. Se të gjitha mallrat skarco, ilaçet e skaduara, mishi me hormone etj etj janë planifikuar të nisen drejt Shqipërisë, si një vend me një korrupsion të paparë.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jakupi

          Zgjidhja: Te gjthe fshataret e malcoret qe jan ulur ne qytete te largohen nga qytetet e te merren me punet e bujqesis e blegtoris qe i njohin mire.Mospranimi i tyre ne qytete eshte thelbesore.Dhurata antishqiptare berishiane duhet te anullohet me ligj,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje