Ligji i bashkëpronësisë, sa do të paguajmë për administratorin?

15 Shkurt 2026, 21:00Ekonomia TEMA
Ligji i bashkëpronësisë, sa do të paguajmë për

Një vit më parë Kuvendi miratoi ligjin për bashkëpronësinë, një nisëm e cila synon që ambientet e përbashkëta të menaxhohen nga një administrator që zgjidhet nga vetë banorët. Por ende sot, nuk kanë dalë aktet nënligjore për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm.

Ervin Demo, ministër i pushtetit lokal, tha se së shpejti do të dalin aktet dhe rregullat e detajuara që çdo familje do të njihet me detyrimet që do të ketë.

“Janë ngritur grupet e punës dhe së shpejti brenda muajit mars dalin aktet nënligjore. Në total janë 7 të tilla. Njëkohësisht po hartohet edhe formula që do të zbatohet mbi detyrimet, që do të kenë familjet për zbatimin në praktikë të këtij ligji”, tha Demo.

Ligji i bashkëpronësisë ka si synim që të përcaktojë pronarin e ambienteve të përbashkëta në pallate. Sot askush nuk mban përgjegjësi për problematikat në sipërfaqet e përbashkëta, tarracë, oborr, ashensor etj.

“Çdo marrëdhënie bashkëpronësie do të jetë sipas një kontrate “tip”, ku rregullat e bashkëpronësisë do të jenë njësoj në çdo bashki. Administratori do të ketë rolin kryesor të këtij ligji. Formula që po hartojmë do të përcaktojë edhe detyrimin minimal që do të duhet të paguajë çdo familje”, tha Demo.

Aktualisht në shumë prej pallateve të reja, menaxhimi i ambienteve të përbashkëta funksionon mbi baza vullnetare. Çdo familje paguan një tarifë që nis minimalisht nga 1000 lekë në muaj.

Por mbetet për tu parë se si do të përllogaritet tarifa që do të përcaktojë qeveria, për aq kohë sa nuk kemi një regjistër të ambienteve të përbashkëta që duhen menaxhuar./vizionplus.tv

7 Komente

  1. Q
    QYTETARI

    Dakord more z. Minister, po kur do e miratoni dhe shperndani vendimin ( apo udhezimin ) e Keshillit te Ministrave lidhur me menyren e zbatimit te ligjit per rivleresimin e pasurive te paluajtshme ? Nuk e kuptoni se e keni lodhur kete popull me mungesen e korrektesise tuaj ?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Ky eshte minister per suflaqe, se nuk ka kapacitetin intelektual per te bere nje ligj te tille.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leko

        Po garazhdein, pjesë e pallatit, kush e administron zoti minister ?

        Përgjigjjuni
        1. I
          Injoranca ne pushtet eshte fund per cdo shoqeri!

          Ky eshte ligj injorant. Bashkepronesia nuk eshte ne hapesirat/siperfaqet e perbashketa. Bashkepronesia eshte ne te tere banesen ne baze te perqindjes qe ze sasia qe ka blere pronari. Banesa si e tere ka shume pronare jo vetwm siperfaqja e perbashket. Psh:. Ne nje banese me 3 hyrje/shkalle ku hyrjet nuk jane simetrike si do llogaritet bashkepronesia? Nje damilje nuk eshte bashkepronare vetem ne hyrje/shkallen ku eshte apartamenti, por ne te tere banesen si total. Vetem keshtu vota e nje pronari barazohet me ate te nje tjetri. Sic eshte ligji sot, nje hyrje/shkalle eshtw si qeveri me vete nderkohe qe gjithe bamesa ka vetem nje bord. Injorantet qe kne bere ligjin jetojne ne nje pallat/banese me nje shkalle/hyrje. Kete vend e kane mbuluar injorantet. Injorance kaq agresive sa k zem vend ne patlament, qeveri, parti politike, media, universitete nuk ka vemd ne evrope qe e ka. Dhe e fundit; administratori eshte nje punetor qe banesa e merr ne pune. Duhet ti pguaje, rrogen, sigurimet shpqerore, pensionin, lejen e zakonshme dhe te kete te drejte ta marre ne oune dhe ta pushije ne baze te kodit te punes e jo tja caktoj ligji i banesave! Kjo eshte cmenduri. Administratori duhet te kete kualifikime, arsimin, profesione, aftesi te beje nje projekt e te kontraktoje ne emer te banoreve, te kete aftesi e kulture baze juridike dhe te garije per punen. Kuotat e mibaktjes nuk mund ti caktoje ligji, ato duhet te jene pjese e cmimit te tregut. Dhe nje gje tjeter qe ligji nuk e percakton. Banesa duhet te kete si e tere nje certifikate pronesie. Dmth banesa/godina/ pallati duhet si i tere te kete nje dokument e cdo bashkepronar te kete tapine e shtepise e tapine e pallatit me perqindjen e tij ne pallat. Ne godinen time 60% eshte shtese por ne kafazter figuron me siperfaqen e vjeter. Cilen siperfaqe do marri prasysh ligji per te kalkuluar kuotat e bashkepronesise? Ky ligj eshte bere per te krijuar bashkite vemde pune me forcen e ligjit ku pagues behen banoret por punesimine marrin militantet e partise. Sepse ligji parashikon qe ta ve shteti me zorr administratorin. Shqiperia vazhdon te prodhoje konfuzion tw pfund duke rritur veshtiresite e te jetuarit ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roja

            Banoretduhet te

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roja

              Banoret duhet te jene korrekt me pagesen,por administratori mos te vendos vetem pastruesen e pallatit. Nje menaxher me page duhet te pergjigjet dhe per ambjentin rreth pallatit. Te kete kosha per letrat e femijeve, qe luajne para pallatit ne vere etj, etj dhe oborri per pallatet qe kane parkim te jete i lire per femijet .Oborri eshte i perbashket, jo i 10 makinave.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ela

                Administratori eshte vetem nji punetor,qe duhet ti Sherbej banorve .Per mirmbajtnen e pallatit Pastrim JASHTE e Brenda pallatit .POR jo te behj LIGJIN AI.Ai paguhet nga banoret ESHTE sherbysi. AI leket i mer nga banoret PRANDAJ duhet behj Punen Si duhet jo te KOMANDOJ.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje