Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: Mbi 150 shqiptarë kanë nisur procedurat për njohjen e sigurimeve shoqërore mes dy vendeve

17 Korrik 2025, 17:40Ekonomia TEMA
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: Mbi 150 shqiptarë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, dhe përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë.

Gonxhja ka bërë me dije se më shumë se 150 shtetas shqiptarë kanë nisur tashmë procedurat për përfitimin e pensionit në zbatim të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025.

“Kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës në drejtim të mbrojtjes sociale dhe është një model bashkëpunimi që synojmë ta zgjerojmë edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shtetasit shqiptarë”, shkruan ai.

Marrëveshja bën të mundur njohjen e periudhave të sigurimit të kryera në të dy vendet, duke u dhënë qytetarëve të drejtën për të përfituar pensione sipas legjislacionit të secilit shtet.

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025.

Së bashku me Znj. Valeria Vittimberga, Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe me përfaqësues të ambasadës Italiane në Shqipëri, zhvilluam një takim për të ndjekur nga afër hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje historike, që synon garantimin e të drejtave të punëmarrësve shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dy vendet.

Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet. Deri më tani, kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vite sigurim në Shqipëri.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane. Shkëmbimi i formularëve midis dy institucioneve do të kryhet në mënyrë elektronike, duke reduktuar ndjeshëm kohën e procedurës dhe duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët.

Në funksion të transparencës dhe udhëzimit të saktë për qytetarët, janë publikuar tashmë të gjitha udhëzimet dhe manualet që shpjegojnë hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikuesi.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës në drejtim të mbrojtjes sociale dhe është një model bashkëpunimi që synojmë ta zgjerojmë edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shtetasit shqiptarë.

2 Komente

  1. B
    Belinda Balluku sinqerisht,

    Pa dyshimin me te vogel Blendi Gonxhe meriton te jete kryeministri i ardheshem i Shqiperise. I ka te gjitha cilesite. Syzi, vetullgajtan, ezmer, i kolme, trim i cartur, guximtar i patrembur, duararte, vetemohues, i kursyer, zemergjere......

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Si shqiptare vetem per aparancë boshe dhe shitur pordhë fshatit.Shkon tek e-albania por nuk kane asnje dokument ku ke punuar edhe pse i dergon librezën orgjinale te punes.Injorantet e korruptuar nuk leshojne pa ryshfete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje