Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në ditën e parafundit të vitit, ka marrë vendimin që të shpërblejë punonjësit e policisë me 30 mijë lekë të reja.
Në një njoftim publik, Policia e Shtetit bën me dije se punonjësit do të shpërblehen për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Po ashtu në vendimin e marrë, theksohet se ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Vendimi:
PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Gjobat qe vene policet per qytetaret i shperndajne ne fundviti per pune te mire dhe per tja u sjelle ne maje te hundes qytetareve me harbuterine e tyre.
Shume mire me gjoba dhe kafshet shikoj cfare bejne, pergezoj policin per pune e shkelqyer qe po bejne
Pak jane 30 mij leke te reja per te shperblyer policet. Duhet me shume. Jane pikerisht ata qe perballen me veshtiresi te medha,madje edhe me jeten e tyre. Policia e shtetit eshte garant per jeten e qytetareve ne republike e shqiperise. Ata ndodhen kudo dhe ne çdo kohe.Respekt per policine.
Po ik o nastradin debil. Ik në gjermani të kuptosh çfarë është harbutëria e policisë. Nuk bën vaki të marrësh gjoba kot në Tiranë. Unë që po të shkruaj u kapa pardje në parkim të gabuar dhe thjesht më këshilluan e nuk më vunë gjobë.
Policia duhet të tregohet me e ashpër dhe me standarde më të larta në vendosjen e gjobave. Akoma drejtuesit e mjeteve nuk e kuptojnë që nuk shkohet në kafe me makinë, nuk lihet mjeti kunder rregullave etj.
Po cfare jane 30 mije lek te rinj njehere ne vit shperblim per policine e shtet organizata kriminale, ata marrin cdo muaj nga baranet e droges disa here me shume shperblim vetem per nje muaj.
Ky Nastradini që ka shkruar duket që është RRK komplet.... A e di ky RRK që në këto 35 vite "demokraci"kanë rënë në krye të detyrës mbi 250 punonjs policie.... Të gjith janë bijnë nëne janë baballarë që kanë lënë fëmijët e gratë... Ky duhet të jetë Nastradin malok....
Nastradinit mos ja vini re se eshte i semur mendor dhe se shpejti do shtrohet ne psiqiatri.
Po normale qe do paguhen me shperblim te majme sepse agai I paguan sejmenet e vet!
I ngaterron me sejmenet e sateme.U kenaqen se paguari ne natyre nga jot eme.
Pa tjeter nastradint jane pjedha e ndyte e kopilit sheqeres
Rama nēpērmjet ministris sē brēndēshme, filmon dhe verifikon protestuesit e opozitës, ku mē pas ju heq bukēn e gojës.
Me këtë që shkruan duket që të ka zënë truri dhjamë dhe ke kaluar në botën e kafshëve. Pa kaq keq je nga mëndtë more I ngratë që je bërë për të ardhur keq nga mungesa e truve të kokës.
Pak e kan, te pakten 600 mij lek te gjitheve si dhurat fundviti qe te bejne dy dite te mira me familjet e tyre
Tirana do te ishte vend me i mire per te jetuar nese nuk do te kishte fare polici. Parate e taksapaguesve shkojne per pagat e policeve qe vetem per te ruajtur rendin nuk jane. Kaloni para shkollave ne mengjes, i gjen 2-3 police qe i’a fusin muhabetit e argetohen me video ne celular, provoni te beni nje ankese tek policia e shtetit 129, keni patur reagim? Kurre, - do dergojme patrullen, patrulla vjen, merr bakshishin e radhes, zhurma mbetet zhurme, hashashi hashash… dhe pastaj pse largohen shqiptaret… jeta ketu eshte e padurueshme…
Secili qe ka mend ne koke , duhet te kete vetem Respekt per secilin Polic qe ka kete detyre shume te rendesishme ne jeten e tyre dhe ne jeten e secilit shqiptare ... Gjithsesi shteti bravo i qofte qe ka mundesi ti shperbleje..... Mos te haoroje secili shqipatare, se Policia mbron secilin nga neve , dhe ata ka ne disa raste qe rrezikjne dhe jeten e tyre ne sherbim te secilit shqiptare , apo dhe ne rastet e te huajve qe vijne si Turiste dhe kure kane patur neveoje , Policia i ka ndimuar...
Secili qe ka mend ne koke , duhet te kete vetem Respekt per secilin Polic qe ka kete detyre shume te rendesishme ne jeten e tyre dhe ne jeten e secilit shqiptare ... Gjithsesi shteti bravo i qofte qe ka mundesi ti shperbleje..... Mos te haoroje secili shqipatare, se Policia mbron secilin nga neve , dhe ata ka ne disa raste qe rrezikjne dhe jeten e tyre ne sherbim te secilit shqiptare , apo dhe ne rastet e te huajve qe vijne si Turiste dhe kure kane patur neveoje , Policia i ka ndimuar...
Shumë mirë bëni që numëroni dëshmorët në radhët e policisë që qënkan 250, por pse nuk numëroni dhe viktimat e policisë nëse jeni realisht të ndershëm?! Nja 5 janë veç me 21 Janar , 1 tjetër e nxorën në prit shefat e krimeve në Fier, a e dini që Dedan Gjoni, nipi i Gjin Gjonit, ka nxjerr jo 1, por 2 shtetas në pritë dhe është dënuar 4 vite burg? Ja u them unë pse nuk i numëroni viktimat e policisë se e kalojnë me shumë fish numrin e policëve të vrarë, ndaj si numëroni, se ose jeni vetë polica ose nuk jeni të ndershëm! Pastaj titulli shpërblim i "majmë" është fare qesharak dhe një pyetje të fundit, edhe ai polici që për bashkëpunim me bandat Elbasanit, Fierit etj, që i dha mbesën për grua Florenc Çapjas dhe që arrestin në shtëpi e kalonte në një vilë disa milione euro në krah të kunatit të Lulit do të marri shpërblim? Pra pyetja është edhe sheikët e policisë si drejtori aktual që shkarkonte policët pse arrestonin një kriminel në arrati pse ishte shoku i tij do të marrin shpërblim? Ka kuptim të marri 30.000L shpërblim edhe një policë i ndershëm (nëse ka ngelur ende ndonjë i tillë) me rrogë 65.000Lekë në muaj dhe po aq edhe ato që fitojnë nga 65.000 euro në muaj apo kanë dhjetëra milion euro pasuri të luajtshme e të paluajtshme (si ai me vilën dhe skafin në Himarë që vrau vajzën e vogël) ? Ore për ktë Respektin për secilin policë dhe atyre që si marrin denoncimet (3 herë ka ndodhur vetëm tek familja ime) , apo ato që nxjerrin në pritë për t'u vrarë i ndihmojnë dhe i ruajnë policët? Po boll o idiot se le nam, ti dukesh që je polic që kur thua ruajnë secilin prej nesh, kur përditë po shohim që ato nxjerrin në prite me dhjetra prej nesh...
Më vjen keq për policët që po e them këtë, por HIÇ nuk meritojnë shpërblim! Policia është kthyer në vegël goditëse në duart e qeverisë! Çfar ka bërë mir policia??? A është kapur ndonjē vrasës direkt pas krimit( përjashto vrasësin e gjyqtarit që i priti policët vet, dhe e pam sa me "profesionalizëm" vepruan!) A është ndier ndonjë qytetar realisht i ndihmuar nga policia??? Përveçse në vendosjen e gjobave, a ka ndihmuar policia trafikun??? A e keni vënë re sa tendecjozë jan kur kryeni qoftë dhe një parkim të gabuar??? A e ndjeni që kto policë bëjnë të fortin, cubin dhe arrogantin me qytetarët e thjeshtë, e bëjnë servilin e lëpirësin me kriminelët( me kriminelët ordiner po dhe me kriminelët me kollare!) Dhe goditjet që bën policia jan selektive! Goditen ato kriminelë e grupe kriminale që nuk paguajnë "shpërblimin" mujor tek polici i thjesht e deri tek ministri!! A keni ndonjë rast kur kan parandaluar ndonjë vepër të rëndë penale??? Keq më vjen, po nuk është kjo policia që ne duam!!!