Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë kilogrami, fermerët: Edhe neve na vjen turp, por kostot janë rritur shumë

5 Prill 2026, 19:49Ekonomia TEMA
Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë kilogrami, fermerët:

Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cilësisë, por është çmimi ai që po mban këtë produkt larg tryezës. 1 kg domate te fermerët po merret me 250 lekë/kg, por nëse kjo domate vjen në Tiranë, udhëtimi i saj do t’i kushtojë konsumatorit 100 lekë/kg.“1 kg domate po e shes 250 lekë edhe mua më vjen turp, pasi është çmim shumë i shtrenjtë, por kemi shumë kosto këtë dhe jemi në kushte ekstreme edhe ne si fermer”, tha fermeri Qerim Elezi.

Rendimenti në serën e Qerim Elezit këtë vit është përgjysmuar dhe fajin për këtë e kanë ndryshimet ekstreme të kushteve klimatike.

“Me 2 dynym tokë që kam me këtë lloj domate duhet të merrja të paktën tek 200 kuintal, ndërsa tani nuk e di nëse do t’i kap dot me 50 kuintal, pra jam 150 kuintal minus. Ndryshimet klimatike, mungesa e diellit në nëntor çoi bimën në kalbëzim dhe nuk lidh kokrrën”, tha fermeri Qerim Elezi.

Sipas bujkut nga fshati Hardhi i Belshit, ka disa arsye se përse vlera e domates kapërceu në këto shifra, e para është ndryshimi i klimës dhe e dyta përmbytjet e nëntorit në fshatrat e Beratit dhe të Dimalit, si Samatica dhe Drenovica, që ndryshe njihen si zona e serave; në këtë sezon të parë bujqësor nuk do të prodhojnë sepse bimët e tyre u kalbën nga uji.

Kjo situatë bën që në treg të mungojë produkti i domates, por efekti nuk përfundon këtu sepse ne duhet të përgatitemi ta shtrojmë tryezën me domate dhe perime importi që nuk kanë as shijen dhe aromën e prodhimit tonë.

8 Komente

  1. x
    xha Braho

    Ka te tjera zarzavate te stines per tu konsumuar. Nuk perben problem cimimi i larte i domates qe nuk ka as edhe shije. Perdorni lakren e bardhe, preshet, qepet e njoma dhe te thata, spinaqin, panxharin e kuq etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Shtet bananesh

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Ne fakt domatja jine te mbyt nga aroma dhe shija. Lere pastaj cilesia. Pike pesticidi nuk ka. Ikni more kafshe e ju ngelte ne fyt ai lek se per shkak te prodhimeve tuaja ne Shqiperi eshte bere kanceri sikur te bie gripi. Me mire produktet e huaja por te pakten jane me te kontrolluara se ato qelbesirat tuaja.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Ky, Qerimi, pse nuk mbjell nga ajo domatja e pashijëshme e importit (se kjo e vendit ma mbyti me afomë dhe shije) dhe t'i kushtojë jo 250, por 100 lekë? Njëlloj, si të impotit për të importit, por me çmim pak më të ulët. Pastaj, jo mufka kaq të mëdha, nga 100 kv për dynym në 25kv/dynym, prej diellit të nëntorit për prodhimin e marsit! Mos na pataksni ne të shkretëve që nuk ja kemi habetin nga pumët e bujqësisë dhe hallet e saj, por duke u nisur nga sa shkruhet: 2500 kg për 10000 m2 dmth 2,5 kg /10 m2 ose 0,25 kg për m2 (në 1m2 të paktën 4 rrënjë) ose ç'do rrënjë dhënka rreth 0,06 kg ose 60 g(!) për rrënjë. Me një gabim prej më se 15 fish = Sikur të merrmim 1kg për rrënjë, sa do të ishte kostoja... Pa duhet edhe të subvensionohet sipas mentalitetit të fshatit të sotëm! Nuk besoj që grumbulluesi të blejë domaten në import me 249 lekë, që konkuroka këtë fermerin e mjerë Qerim, që del në treg me çmim tregu 250 lekë/kg dhe që transplrti dhe manipulimi i mallit i kushton 100 lekë! Dmth: për një makinë 4 tonëshe duhet të kushtonte 4000 kg x 100 lek/kg = 400 000 lekë. Makina më e lodhur harxhon 25 lit karburant/100 km. Vajtje ardhje bruto 50 litra x 220 lekë/litër = 11000 lekë. Deri në 400 000 lekë mbeten 290 000 lekë (transport pa karburant dhe manipulim fitim grumbulluesi). Ka edhe anekse të tjera analiza, por ato nuk e ndryshojnë rezultatin më shumë se 10%. Konkluzionet nxirrini vet. Ja dhashë një nxënësi të 9 vjeçares dbe u habit: kaq shumë na gënjejnë? Me siguri do të kesh bërë ndonjë gabim i thashë, ngaqë më erdhi turp t'i thoja ka edhe më keq. Dhe pastaj thonë që nuk ka "kulakë", mërmëriti ai dhe uli kokën i menduar. Nuk ka, i thashë i vendosur. Njëlloj si tek "Përballimi", qeshi ai, pa lëre se ç'thotë KM.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Simbas fermerit dhe gazetarit : 1.per nje ngarkesë 5 ton domate do te kemi nje kosto transporti 5000x100 lek për kg =500.000 lek !!!!! Mund te genjesh vehten por jo te tjeret. Nuk e kuptoj si nuk kontrollohen te tillë artikuj qe nuk e di kujt i mbushin mendjen... Nuk po hyj tek te tjera gjera... Kjo i shërben vetem xhvatjes se njerëzve. Me kete llogjikë do behen te Gjithë shofere sepse na dalja qe me 2 rrufe te blesh mjetin e transportit. 2.Po ashtu rritja e çmimit te karburanteve nuk del qe te jete ky çmim....

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Është fare e thjeshtë ,fermeri ato lekë që do fitonte me 200 kv do ti fitoj me 50 kv.Po të prodhonte 20 kv do e shiste me 3200 1000 transporti = 4200 lekë kg.D.M.TH. fermeri gjen budallenjë dhe prodhon 200 apo 20 kv ai lekët do i mari .NUK KA FAJ FERMERI.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje Amvise

                Ckemi bere dikur , Hanim vetem prodhimet e stines : Dimri kishte prodhimet e veta qe nga preshi , lakra e bardhe spinaqi qepa e thate fasulja kockulla pastaj ishin Zajret e dimrit , Turshit domate te thata ne Diellen e beharit trahanaja e fameshme e dimrit me vaj ulliri ullinjt i benim sallat me qep e limon , e plote gjera te tjera qe nikoqirja e shtepise i pregatiste vete , nuk ndihesh nevoja e domates apo kastravecit specave dhe ishim bukuri nuk kishte kancer , edhe ne ate kohe gruaja punonte ne are apo fabrike sipas profileve qe kishin . Semundje ka pas por jo te pa sherushme dhe vareshin nga faktore te tjere p sh zona e myzeqese kane vujt nga malarja dhe la pasoja goxha te renda deri vone pas clirimit , ishte nje arsye qe kishte te semure qe vuanin nga hepari apo shpretka si pasoja e anemise , por sishin problem pse nuk kishte domate apo kastraveca speca te seres ne dimer ? U zgjata por dua te them nga eksperienca e kohes : mos blini perime qe nuk jane te stines , pamvaresisht nga cmimi , natyra e ka regulluar vete kete ekujliber , per cdo stine ka perimet e veta qe nga frutat dhe ushqimet e tjera, nje arsye mendoj per te shmangur kalorite e teperta qe i bejne dem organizmit, keshtu evitohet edhe kanceri qe po ben kerdine ????

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dhjaret e mencur

                  as ne oksident nuk jane me 3.5 evro kilja o dhjaret e mutit. O Fshatar o zemer gure, qytetar nuk behesh kurre

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje