Mund të mbyllen kapitujt brenda 2027? BSH: Po, por duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

14 Qershor 2025, 17:30Ekonomia TEMA
Mund të mbyllen kapitujt brenda 2027? BSH: Po, por duhet të

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në çdo negociatë europiane, pas deklaratave politike gjendet puna e institucioneve teknike. Ndër to, Banka e Shqipërisë zë vend kyç në përgatitjen e sistemit financiar dhe institucional për standardet që kërkon Bashkimi Europian.

Si autoritet qendror monetar, ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në 9 kapituj, në dy prej të cilëve si udhëheqëse. Po sa i mundur është objektivi për të përmbyllur me sukses të negociatave brenda vitit 2027?

“Për mendimin tim, 2027-a është një objektiv që natyrisht do të kërkojë një punë të sforcuar. Dhe kujtoj se kjo punë e sforcuar është krahas detyrave tona të përditshme, por është absolutisht e realizueshme”, thotë për A2 CNN Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Qendrore. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të përmbushë disa kushte. “Qoftë për lëvizjen e flukseve në ekonominë reale, qoftë për lëvizjen e flukseve financiare... duket të realizohen duke përmbushur të gjitha kërkesat e Moneyval për t’u siguruar se të gjitha këto bëhen sipas standardeve që parandalojnë pastrimin e parave”, thotë Ahmetaj.

Shqipëria në përgjithësi dhe qytetarët e bizneset në veçanti do të fitonin shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Shqipëria në një treg të madh. Janë të gjitha teoritë ekonomike që e argumentojnë se pse është më mirë të jesh pjesë e një tregu konkurrencial nëse standardet e tua të mundësojnë të marrësh pjesë në atë treg”.

Përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro është një ndër shembujt. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj tregon edhe datën kur do të mund të dërgohen e merren para me kosto ndjeshëm më të ulët. “Ne tashmë jemi anëtarë të zonës SEPA dhe të gjitha bankat kanë paraqitur aplikimet e tyre, të pranuara sigurisht. Jemi thjesht në pritje të afatit procedural për këtë qëllim që është data 5 tetor. Besojmë se data 5 tetor është data e parë që transaksionet sipas standardeve SEPA do të jenë operacionale”, thotë Ahmetaj.

Roli i Bankës së Shqipërisë mbetet teknik dhe afatgjatë: përgatitja e kornizave monetare, financiare dhe institucionale që përmbushin kriteret e BE-së. Në fazat përmbyllëse të negociatave, kjo punë pa jehonë të madhe publike krijon themelin e nevojshëm për një sistem financiar të qëndrueshëm dhe funksional pas anëtarësimit. 

3 Komente

  1. V
    Vala

    Punoni, por ruani pak edhe shendetin se I duheni Shqiperise edhe per neser.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Ore a jeni mire? Shqiperia ne millet e fundit per anetaresim? Tema po na zhgenjen. Tsni sa ka filluar procesi.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetar

        Kapitullin e "ujit ne çezma", kur do e hapim ? A pika qe s'ju bije. Mateni me hijen e mengjesit.Turp e faqja e zeze. As ne Lidhjen Afrikane nuk hyjme dot me keto stadarte, jo me ne Europe. Te fundit nga standartet, te paret me banalitete e klloun cirqesh. Vazhdo "gjigand" me barsaleta dhe me renie ne gjunje perpara Europes, nuk i dihet mbase funksionon. Per ty, se per popullin as qe behet llaf.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje