Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut.
“Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të dëmtohen më shumë janë ndërtimet e vjetra, ndërtime që kanë vite në treg do të penalizohen ose mund të mbeten edhe të pashitura” shprehet agjenti imobiliar Ervin Demirxhiu pas publikimit të çmimeve të reja të referencës.
Çmimet e referencës për apartamentet po përgatisin qytetarët për një valë të re rritjeje në vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër, ato sjellin një penalitet të drejtpërdrejtë për pallatet e vjetra. Tirana, zona e plazhit në Durrës dhe Ishulli i Sazanit janë ndër pikat ku pritet të ndihen më së shumti efektet e reja të çmimeve.
“Normalisht do të ndikojnë negativisht sepse do të jetë një barrë për qytetarin, dhe kjo do të vihet re më shumë tek pronat që janë nën nivelin e çmimeve të referencës,”- u shpreh ai.
Rritjen më të madhe të çmimeve të referencës e kanë marrë sigurisht zonat ku po ndërtohet Porti i ri i Durrësit nga miliarderi Mohamed Alabbar me çmime që arrijnë deri në 2000 euro/m², si dhe Ishulli i Sazanit, ku pritet të ndërtohen resortet luksoze nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
“Për bregdetin ishte e pritshme që do të kishim një rritje të madhe sepse ka vite që në bregdet nuk janë rishikuar çmimet e referencës dhe çmimet e tregut janë shumë të larta,”- deklaroi Demirxhiu.
Edhe zonat e tjera bregdetare si Shkëmbi i Kavajës, Golemi, Lezha dhe Saranda, kanë përjetuar rritje të ndjeshme të çmimeve të referencës, duke zhvendosur vëmendjen e investitorëve drejt bregdetit.
Me nje fjale athere kur tregu po jepte shenja se fllucka imobiliare po plaste, nderhyri qeveria per ta "shpetuar ", dmth per te shpetuar mafjen e ndertimit dhe spekullatoret e tregut , duke nxjerre cmimet e reja te REFERENCES, qe si duket do tu japin krahe ,atyre qe u ka plasur cipa dhe bejne reklama te tipit.....Me Veetem NJE MILION EURO JU MUND TE BLINI KET SUPERAPARTAMENT.......BLA BLA BLA,dhe duke e bere pervec se blerjen e NJE SHTEPIE TE RE MOLLE TE NDALUAR por po e bekan edhe SHITJEN e SHTEPISE SE VJETER MOLLE TE NDALUAR, me nje fjalee qytetari i ndershem qe mbahet me nje rroge , do te rezultoje i ngecur ne kohe dhe ne hapesire si ato instalacionet idiote tek ura e lanes
Po o raku po me atë menie fli. se di pse marin hapësirë njerëz me qëllime dashakeqëse ndaj pronës së tjetrrit. Të mirëpres o Ervin Delenxhiu të blesh pronën time në pallat të vjetër ktu pranë ish-bllokut. Eja dhe shikoje se sa të pa shitura do jen pronat këtu. Të fala nga Tirona
me mire te kem nje qytetar perballe se 100 fshatare ne nje kat,,e vogel por plot drite dhe banja ka dritare jashte ,jo si pallatet e vjetra ,
Sa të kemi drogë plot,republikën e kemi të forte. Boji shurrën tironës se ska njel njeri tamom.