Mbi 1800 aplikime për tokë me 1 euro metri, si do jepet statusi për të investuar! Çfarë përmban ligji për bashkëpronësinë

23 Korrik 2025, 09:38Ekonomia TEMA
Mbi 1800 aplikime për tokë me 1 euro metri, si do jepet statusi

“Paketa e Maleve” ka tërhequr mbi 1,800 aplikues që kërkojnë të marrin statusin “posedues jo pronar” për të investuar në zonat malore të vendit.

Ishte Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ai që bëri me dije këtë interes në një intervistë për mediat. Sipas tij, statusi i investitorit do t’u jepet atyre që plotësojnë kriteret e përcaktuara, duke përfshirë angazhimin në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore dhe krijimin e mundësive pune për banorët lokalë. Aplikantët, që në të shumtën e rasteve i kanë përdorur historikisht këto toka, do të mund të përfitojnë të drejtën e shfrytëzimit përmes kontratave afatgjata.

Në kuadër të kësaj pakete tokat do të ofrohen me një çmim simbolik prej vetëm 1 euro për metër katror. Mazniku njoftoi se për koordinimin e kësaj iniciative do të formohet një bord i përbashkët në kuadër të Akademisë së Pushtetit Vendor, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe bashkive përkatëse.

“Kemi më shumë se 1800 aplikantë të cilët kanë aplikuar për të shprehur interesin. Kjo shprehje interesi do ndihmojë bashkitë për të caktuar zonat që do quhen zona për zhvillim malor. Do kenë një status të posaçëm. Pra faza e parë e këtij procesi do jetë deri në mesin e Shtatorit.

Bazuar në këtë proces, bashkitë do t’i sjellin në Këshillin e Ministrave, do miratohet në Këshillin e Ministrave, më pas brenda kësaj zone do ketë mundësi të aplikohet me të gjitha parametrat e paketës së maleve brenda 3 kollonave kryesore. Kollona e parë ka të bëjë me mundësinë e një personi që të investojë në një pronë që është e tija, t’i japë statusin e posaçëm bashkia që quhet statusi i poseduesit jo pronar. Me këtë status të posaçëm, pasi kalon statusin e apelimit nëse ka një ankesë, merr këtë status, i jepet e drejta për të aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, dhe pasi bën këtë zhvillim i jepet mundësia që tokën të cilën e kishte të vetën por për arsye s’kishte mundësi ta merrte, i jepet mundësia ta blejë për 1 euro. Të gjitha bashkitë e vendit janë super të interesuara që të kenë sa më shumë bujtina, agroturizme. Po të jenë të gjithë, vetëm mirë bëjnë”, -deklaroi Mazniku.

Qeveria shqiptare përmes kësaj pakete synon të frenojë largimin e banorëve nga zonat malore dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi, duke nxitur investime në sektorë kyç si bujqësia, blegtoria dhe turizmi, që përbëjnë potencialin më të madh ekonomik në këto territore. Financimi i Akademisë do të jetë i ndarë në mënyrë të barabartë, me 50% nga qeveria dhe 50% nga bashkitë, çka garanton bashkëpunim dhe mbështetje institucionale në zbatimin e Paketës së Maleve.

“Akademia e Pushtetit Vendor është proces i nisur shumë kohë përpara kësaj shkundje, ka nisur me kërkesën e vetë bashkive para më shumë se 1 vit e gjysmë. Bashkitë kanë problem me aftësimin e stafit. Brenda punëve të bashkive ka një seri punës specifike, ndaj kemi krijuar strukturë të re që krijohet bashkarisht me bashkitë. Struktura do ketë bord të përbashkët. Gjysma i emërojnë vetë bashkitë, gjysma i emëron qeveria. Financohet pjesërisht nga bashkia, pjesërisht nga qeveria. Synojmë të kemi ndërveprim”.

Ministri Mazniku sqaroi se në ato bashki të vendit, ku stafi ka bërë punë të mirë në sektorë të ndryshëm, do të merret dhe do të trajnojë kolegët e bashkive të tjera.

8 Komente

  1. F
    Fshatari mbeti pa toke me ligjin tuaj

    Por jo ore jo sju hap barku ju per largimin e banoreve , e keni prure vete ne kete gjendje per interesat e juaja padallim partish qe pas 90-tes e deri me sot jeni mire ne matematike ? Nje pyetje kam une si FSHATaR : Ato prona qe i ka njohur ATP- ja kur e kane radhen per tu kthyer. ???? Me qe Po i qani hallin ketij populli te gjore , apo sngelet gje per ne ??? Ku le LARUA te haj BALUA !!!!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhan Valzhani

      Pra, e paska ndare mendjen z. Kryeminister. Pronen komunale te fahatit, qe ai e quan prone shteterore, paska vendosur t'ua jape oligarkeve per nje eure. Dikush duhet ta mesoje zotin kryeminister qe ajo prone eshte prone e perbashket e fshatit, qofte mal, pyll, lendine, mezhde, perrua, burim etj., ku ai kullot bagetite, bene zahirete e dimrit per to, u jep uje te pijne, bene dru per ngrohje ne dimer etj. Keshtu ka qene ne jete te jeteve dhe prandaj fshati ka mbijetuar dhe shpesh lulezuar. Ndersa me kete qe po ben ti, do t'i detyrosh dhe ata pak njerez qe kane mbetur ne fshat, te ikin qe andej dhe prodhimi bujqesor e blegtoral te bjere edhe me shume. Atehere, me se do ta ushqesh kalin tend te betejes, zoti kryeminister? Vetem me mallra importi? Nuk shkon, nuk ke per te fituar gje. Duhet zhvillim i qendrueshem, "sustainable development". Prandaj, ne vend qe t'ua japesh ate prone oligarkeve per nje euro, ndihmoji ta zgjerojne veprimtarine e tyre ata fermere qe tashme kane hapur bujtina e "guest house", nxiti dhe te tjeret te ndermarrin veprimtari te tilla dbe, do te shohesh vete, ata dine ta bejne me mire se ry kete pune, madje duke e ushqyer "kalin tend te betejes" me prodhimet e veta bio.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laura

        Pronar jo posedues per 1 euro? Une nuk e marre vesh

        Përgjigjjuni
        1. U
          Universi shpresa ime

          O Ramut , të zënshin hakat e pronarve te fëmija deri 7 breza . Po të kujt I ke ato toka mor pis ? Pse nuk shfuqizon ligjin 7501 o maskara.? Apo ju intereson juve grabitsave? Harrami nuk bën jet. Mbaje vath në vesh.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Universi shpresa ime

            O Ramut , të zënshin hakat e pronarve te fëmija deri 7 breza . Po të kujt I ke ato toka mor pis ? Pse nuk shfuqizon ligjin 7501 o maskara.? Apo ju intereson juve grabitsave? Harrami nuk bën jet. Mbaje vath në vesh.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Universi shpresa ime

              O Ramut , të zënshin hakat e pronarve te fëmija deri 7 breza . Po të kujt I ke ato toka mor pis ? Pse nuk shfuqizon ligjin 7501 o maskara.? Apo ju intereson juve grabitsave? Harrami nuk bën jet. Mbaje vath në vesh.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Universi shpresa ime

                O Ramut , të zënshin hakat e pronarve te fëmija deri 7 breza . Po të kujt I ke ato toka mor pis ? Pse nuk shfuqizon ligjin 7501 o maskara.? Apo ju intereson juve grabitsave? Harrami nuk bën jet. Mbaje vath në vesh.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Universi shpresa ime

                  O Ramut , të zënshin hakat e pronarve te fëmija deri 7 breza . Po të kujt I ke ato toka mor pis ? Pse nuk shfuqizon ligjin 7501 o maskara.? Apo ju intereson juve grabitsave? Harrami nuk bën jet. Mbaje vath në vesh.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje