Gjoba për mosdeklarimin e parasë fizike në kufi - Doganat: Plotësoni formularin për çdo shumë mbi 10 mijë euro

22 Korrik 2025, 21:10Ekonomia TEMA
Gjoba për mosdeklarimin e parasë fizike në kufi - Doganat:

Me rritjen e fluksit të qytetarëve në pikat kufitare, shtohen edhe problematikat sa i takon kalimit me shuma të larta monetare të padeklaruara, duke shkelur kështu legjislacionin në fuqi.

Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, u bën apel të gjithë udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, se duhet të deklarojnë pranë Doganës çdo shumë mbi 10,000 euro ose kundërvlerën e saj: para në dorë, metale të çmuara, gurë të çmuar apo sende me vlerë.

Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar, përpara kontrollit të pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe Autoritetet e Sigurisë. Nuk ka rëndësi mënyra e udhëtimit, e cila mund të jetë me avion, anije, makinë, motor, biçikletë, këmbë.

Plotësimi i formularit është falas, por duhet të shoqërohet me dokumente justifikuese të burimit të të ardhurave.

Po ashtu nuk ka rëndësi ku mbahen vlerat monetare: në çantën e dorës, në bagazhe, në mjetin me të cilin udhëtohet apo nëse mjetet monetare janë apo nuk janë në pronësinë e udhëtarëve.

Referuar legjislacionit në fuqi mosdeklarimi apo deklarimi i rremë ndëshkohet me gjobë dhe, në disa raste, trajtohet sipas Kodit Penal.

Konkretisht, për shumat nga 10 000 - 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 mijë lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera;  për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 mijë lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 mijë lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.

Gjobat aplikohen për mosdeklarim në kufi

Vlera e padeklaruar      Masa e gjobës fillestare      Përsëritja e shkeljes

10.000 -19.999 euro      20 mijë lekë                      10-30% e vlerës së fshehur

20 000 – 49 999 euro    40 mijë lekë                      20-40% e vlerës së fshehur

Mbi 50 000 euro           60 mijë lekë                      30-40% e vlerës së fshehur

2 Komente

  1. s
    shqiptari

    ç'jane keto budalleqe, i vetmi shtet qe te kontrollon xhepat ne evrope, lerini njerezit rehat o bastarde, se leket e tyre i kane, nuk i kane te vjedhura.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      O shqiptar i ardhur nga shpella, informohu nje here perpara se te shtypesh tastaturen. Ky eshte nje rregull qe zbatohet ne te gjithe Boten, or tunxh! Provoje nje here qe te kalosh nje shume mbi 10 mije Euro ne Europe dhe nese te kapin sa dhe si do te jete denimi? Na mbyten injorante qe nuk kane as dy klase shkolle!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje