Projektligji për rivlerësimin e pronave, Ministria e Financave e hedh për konsultim publik: Tatimi do jetë 5% mbi diferencën e vlerës

23 Korrik 2025, 15:45Ekonomia TEMA
Projektligji për rivlerësimin e pronave, Ministria e Financave e hedh

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e metodologjisë,rregullat dhe procedurat e përcaktimit të vlerës së taksueshme për pasuritë e paluajtshme që pritet të nis vitin e ardhshëm.

Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut. Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

Ndryshe nga herët e mëparshme, ku norma e tatimit mbi rivlerësimin varionte nga 1 deri në 3 për qind, këtë herë tatimi do të jetë 5% mbi diferencën e vlerës. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.

Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndersa buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

Edhe rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3%. Udhëzimet konkrete për zbatimin e procesit pritet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës.

5 Komente

  1. r
    rezari

    Si e si te rrjepin popullin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      M.P

      Të paktën ta bëjnë 1% qyl e ka shteti.Çmimet janë ritur dhe 1 % është shumë më shumê se sa ka qënë.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Laura

      E kuptova qe flitet per rrjepje, por akoma s’kam te qarte qysh.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kasem gahinji

        Por edhe te trashing buthet E sipermarres E te ndertimi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Admir

          Po ku shkoni me 5% apo pse tha Rama. ??!! Me kete % dhe me ritjen e cmimit te references aty jemi nje vrime ne uje keni bere. Edhe 2% eshte shume , cfar doni nga pronaret kur nuk I jepni asgje perverse e zhvatni???! Populli do tjua ktheje mbrapsht projektin tuaj te ndyre.Reflektoni ju te financave......apo keshtu mbani vendin e punes...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje