Pasi Kryeministri Rama nga Elbasani kërkoi shkrirjen e AKU, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në një deklaratë për mediat Denaj tha se ky vendim vjen pas ankesave të rritura nga subjektet tregtare të lidhura me ushqimin. Ndërsa inspektorët e rinj do të testohen me shkrim dhe me goje nga një komision prej 5 anëtarësh.
Dhjetë ditë pasi Kryeministri Rama kërkoi nga Cërriku që të pezullohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e bëri fakt të kryer. Këtë vendim e justifikoi me ankesat e mbërritura në dikasterin që drejton për sigurinë ushqimore.
Denaj bëri publike edhe mekanizmin, që sipas saj do ta kthejë AKU në një autoritet me standarde. Një komision i ngritur do të kalojë në sitë inspektorët e këtij autoriteti.
Kjo duhet te largohet. Eshte e paafte totalisht.
Turbulence e kthjello. 32 vjet e akoma ne tranzicion. Nocioni shtet larg. Vidh sa te mundesh eshte moto. Ose kap post per te vjedhur.