Pranverë në Credins!

4 Mars 2023, 12:13Ekonomia TEMA
Pranverë në Credins!

 

 

Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë por jo vetëm…! Është muaji i riminishencës, i disa misioneve të mëdha që lidhenngushtësisht me evoluimin njerëzor në tërësi, e të gruas nëveçanti. Jemi në prag të disa datave të shënuara, e një ndër to edhe 8 Marsi. Një datë e cila i thërret memories kolektive, mbiemancipimin e gruas dhe evolucionit të saj në të gjitha sferat e jetës.

Si muaj i krijimtarisë apo eventeve, Banka Credins ndjektraditën mbi mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apopromovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit. Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për tëpatur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, përgjatë këtijmuaji Banka Credins është transformuar sërish në një ekspozitëarti, ku çdo klient do të këtë mundësinë të shohë krijimetpranverore të artistes Olsjana Ajdini. Një bashkëpunim që bankaka vendosur ta ketë si eventin e saj ekskluziv mbi promovimin e çdo artisti të talentuar e për më tepër për ti dhënë jehonë akomadhe më shumë kur këto krijime vijnë në një muaj kur na kujtojnëse gruaja është promotori i vërtetë i mençurisë dhe bukurisë…

Lunariaa.eu, është themeluar në muajin Maj 2019 nga OlsjanaAjdini, një grua e talentuar dhe e apasionuar pas artit të natyrës. Lindja e idesë për të mbledhur lule natyrale, përpunuar dhe mëpas për ti shëndruar ato në vepra arti, lindi jo thjesht për të paturnjë sipërmarrje, por mbi të gjitha për dashurinë që kishte mbinatyrën, të bukurën dhe brishtësinë që ka i gjithë procesi i punësnë tërësi.

Olsjana është gruaja tipike, që përveç angazhimit në vetë-sipërmarrjen, është edhe një nënë e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj, ku kohën e ndan mes pasionit për punën dheprindërimit. Suksesin ja dedikon përkushtimit dhe ambicjeve përtë qënë gjithmonë e angazhuar me gjërat që e lidhin figurën e sajngushtësisht me talentin, pasionin dhe përkushtimin.

Lunariaa.eu është tashmë një biznes i ngritur dhe i zhvilluar ngagra dhe vajza të talentuara, ku punën e tyre e konsiderojnë si artii natyrës…

Të organizuara në dy ekipe, gjejnë frymëzimin për ta promovuarbiznesin në “Flower Café” një ambient i dekoruar plotësisht me lule natyrale të balsamosura. Çdo punim është i bazuar nërealizimin me dorë, me lule natyrale të thara të cilat, janëmbledhur nga zona të ndryshme të vendit për të kaluar më pas në procese të ndryshme përpunimi deri në fazën finale ku atokornizohen në formën e një pikture si vepër arti.

Ekipi i parë, përbëhet nga artizane të cilat, bëjnë punën e dorësdhe e kurojnë atë në çdo detaj për çdo vepër që prodhonpunishtja. Ndërkohë ekipi i dytë janë vajzat e “Flower Café” tëcilat, promovojnë punimet e artit. “Flower Café” është njëshowroom ku çdokush mund të shijojë një kapuçino me trëndafil, rrethuar nga oazi shumëngjyrësh i pikturave me lule tëvarura në mure.

Pra jemi në Mars, muajin që sjell ndryshimin “sanguin” dheripërtëritjen në çdo qelizë…!

Lini një Përgjigje