Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29 Gusht 2025, 16:56Ekonomia TEMA

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

Nga Musa Kurtulaj

257 inspektorë të AKU-së sot me 29 gusht hynë në testim profesional në Tiranë,sipas lajmeve të mediave. Vendimi i testimit erdhi pas pezullimit të këtij institucionit nga vetë kryeministri Edi Rama një muaj më parë. Por problemi i AKU-së nuk ka qenë kurrë mungesa e dijes së inspektorëve. Ata e dinë shumë mirë si bëhen kontrollet, çfarë duhet analizuar dhe si duhen gjobitur shkelësit. Ajo që ka munguar ka qenë veprimi në terren!

Për më shumë se 30 vite, AKU është mjaftuar të ndeshkojë me gjoba më së shumti kryetarët e bashkive për tregjet, ndërkohë që qytetarët kanë mbetur pa garanci për sigurinë ushqimore. Ligji aktual u ka dhënë mundësinë inspektorëve të AKU të ndeshkojnë drejtuesit e bashkive dhe me këte tu shmangen kontrolleve direkte mbi produktet ushqimore, duke e kthyer AKU-në në një zyrë me letra e procedura dhe jo në një institucion që mbron shëndetin e konsumatorit.

Qytetarët nuk duan një AKU që thjesht bën testime dhe raporte, por duan inspektorë të përditshëm në tregje, në dyqane, në pika grumbullimi, që garantojnë sigurinë e ushqimit që konsumojnë fëmijët e tyre. Reforma në AKU kërkohet të fillojë nga terreni dhe përgjegjësia ligjore, kjo është e rëndësishme pasi AKU nuk ka vuajtur për testim profesional, pa dashur aspak të mohojmë rëndësinë që ka ky testim!

Qeveria ka detyrimin që ta nxjerrë AKU-në nga “kafazi i zyrave” dhe ta kthejë në një rojtar real të sigurisë ushqimore. Ky është testi i vërtetë që pret qytetari – dhe jo thjeshtë provimin me laps në dorë të inspektorëve!

 

1 Komente

  1. Y
    Yllka

    Nuk ka nevojë për provime në letër këto insprktor. Teorinë e kanë marrë nëpër universitetet. Duhet çfarë produkti japin në terren. Mjafton kontrolli në terrene dhe të mos jenë të korruptuar, atëherë kanë mbrojtur interesat e popullit. Provimet janë burokracia të kota. TERRENI OSE TË TURPËFON OSE TË KORFHPTON DHE I JEP POPULLIT PFODUKTE TË MYKURA.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema