Rama kritika për tregun e shërbimit: Nëse vendosni çmimet e larta, bëheni varrmihësit e investimit tuaj

20 Prill 2026, 19:01Ekonomia TEMA
Rama kritika për tregun e shërbimit: Nëse vendosni çmimet

Gjatë takimit me përfaqësues të agroturizmit, kryeministri Edi Rama, nuk ndali kritikat për investitorët në tregun e shërbimit.Duke u ndalur tek bizneset që kanë të bëjnë me mikpritjen e vizitorëve dhe turistëve, Rama u shpreh se vendosja e çmimeve të larta i largojnë klientët.

“Nuk na duhet të bëhemi një destinacion i mbingarkuar i masës, që është një turizëm që sjell shumë njerëz por që nuk janë konsumatorë të lartë, por janë konsumatorë të ulët. Ne duhet të synojmë ato që konsumojnë shumë. Agroturizmat mund të bëhen transformuesit në këtë drejtim, duke prodhuar, duke mbajtur çmimet e ulëta”, tha Rama.

“Po të shikosh çmimet në shumë pika në Shqipëri, dhe shikon investimin, e më pas çmimet e larta. I ndërpret të ardhmen duke bërë lista, menu-ra, tabelën e çmimeve të dhomave me atë urinë për të fituar sot edhe atë që do të fitosh nesër, fatkeqësisht ti bën varrmihësin e investimin tënd. Ka ndodhur jo në pak vende. Nëse ti investon në një restorant me kashtë dhe nuk e ke problem atë që ke investuar, thua të përfitosh sot.

Dhjetëra miliona euro për hotele, agroturizma dhe je i vetëdijshëm që këto investime duan shumë para në fillim, por kthimin e kanë të ngadaltë por të qëndrueshëm, duhet ta mendosh që të fitosh mbi atë që ke ndërtuar hap pas hapi”, vijoi më tej Rama.

 

3 Komente

  1. S
    Sufllaqja me qepe

    Ti na mesove qe me cmime te larta pastron me shume para

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ganiu

      Po si ka mundesi qe KM ben nje autogol kaq te madh e para kur thote mos vini cmime te larta , nderkohe qe duhet te jete tregu ,dmth oferte kerkesa dhe JO KM qe ta percaktoje , nese nuk ka kerkese cmimi bie pavaresisht cfare thote ky, por nese ka kerkese cmimi rritet.Athere mqs qeveria po sakrifikohet diten dhe naten me sy pa gjume si te rrise kerkesen me ane te TURIZMIT internacional , athere si mund te mos kemi rritje te cmimeve (?!), E dyta nese kryeministri e ka seriozisht duhet qe ne kete vale te rritjes se cmimeve ne emer te KERKESES se TURIZMIT ne rritje , KM dhe qeveria e vet duhet te mbroje qytetaret nga RRITJA , se une ZOTERI Jam qytetar i Republikes se SHQIPERISE e nuk jam turist dhe nuk ka perse te paguaj cmime te njejta me ato te TURISTEVE.Por KM dhe qeveria e tij sypagjume nuk ndjehen nderkohe qe mbushin buxhetin me 20 % e TVSH duke ua futur SHQIPTAREVE te thjeshte edhe me THELLE.E pra nuk e degjuam te shfajsohet kryeminstrin perse po i RRJEP shqiptaret me pretextin e naftes se shtrenjte te gjirit duke iu mare edhe KACIDHEN.KRYEMINISTER , ATA BIZNESMENE JANE BEJNE SI DUAN, ti ose rregullo tregun dhe vere ne shina reale te kerkese ofertes ose rregullo qeverine qe mos te vjedhe njerezit , me rrofte sebepi.Leri sensibilizimet se u velem me keto

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje