Në kuadët të turit Punët e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e këtij sektori, ku duhet të arrihet një standard i përgjithshëm prodhimi për tregun e BE-së.
Ai deklaroi se Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore janë një version i kooperativave por në versionin e Bashkimit Europian.
“Së pari njëherë, faleminderit shumë që keni ardhur edhe që interesoheni seriozisht për këtë fazë ku ne tani nuk jemi më të dëshiruar, por jemi të detyruar të hyjmë, që është faza e bashkimit. E bashkimit që bën fuqinë, jo ashtu siç thonë “çyrykët” që vijnë vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë, pra jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e Bashkimit Europian.
Bashkimi Europian funksionon me kooperativa, por ndryshe nga kooperativat e komunizmit në kooperativat e Bashkimit Europian secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë.
Kaq e thjeshtë është kjo punë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh, pra kanë një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësin, por nga ana tjetër harmonizojnë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, ndajnë kostot e përkujdesit për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin. Shoqëri të Bashkuara Bujqësore, SHBB. Kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga trauma e të shkuarës që po na mbledhin tani në kooperativë këta socialistët.
Në fakt, ne e kemi nxitur këtë punë prej kohësh e prej kohësh, e prej kohësh. Aty ku kjo është bërë dhe është bërë përpara se ta nxisnim ne dhe këtu kemi shembullin e gjallë, që është dhe zëvendësministër, një nga pikat ku ka lulëzuar Shqipëria rurale, ku ka lulëzuar Shqipëria bujqësore, atëherë kur treçereku i tokave nëpër Shqipëri nuk punoheshin fare, në jug të vendit, në Xarrë, Konispol, e kështu me radhë.
Një model shembullor ku fermerët, po edhe ata shqiptarë si ne, edhe ata me frikë nga kooperativa, por ama të mençur për të thënë do shesim mandarina, po do i shesim bashkë që kur të vijnë ata grosistët, ne të kemi një volum të madh edhe të kemi forcë. Jo t’i mbledhin copa – copa. Delet që ndahen nga tufa i ha ujku kanë pas thënë të moçmit. Edhe me sa pretendon Ulsiu e kanë pas thënë dibranët.
Tani këtu duhet bashkim dhe për këtë arsye ne kemi vendosur dhe mbështetje për bashkimin, mbështetje financiare, mbështetje institucionale dhe aleancë me shtetin.
Pra, në Dibër SHBB-ja ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë dhe bashkia është aksionere, por nuk është aksionere që t’ju marri juve fitimet. Është aksionere në një kompani dhe emrin ia kishit gjetur se po bënim shaka, qepar i thashë vejani “Dibra United” si Manchester United. E lexova që e kishit gjetur. “Dibra Origin”. Po, “Dibra Origin”. Nuk e kanë vënë origjina e Dibrës. “Dibra Origin” në anglisht për tregun europian. Po, shumë mirë. Në rregull, për tregun europian dhe për të gjithë europianët e bulevardit të Tiranës. Se unë për vete jam katundar, jam nga Surreli. Po “Origin” e kuptoj. Edhe ti e kupton? Po Dibra Origin, që është një që fillon dhe bëhet një markë dhe pastaj marka fillon njihet dhe për shkak të markës pastaj njerëzit shkojnë dhe thonë: ke “Dibra Origin”? Qershi, mollë dhe me radhë. “Po kam”, – “atë dua”. Në të kundërt nuk e përballojmë dot përplasjen e madhe që do të vijë kur ne të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Nuk e përballojmë dot. Kaq e thjeshtë është.
Gjithë ai treg i madh ne do dalim tek e tek edhe do mbijetojmë? Ku do t’i shesim produktet? Me çanta në rrugët e Brukselit? Ku? Pastaj si do realizohet siguria ushqimore?“, u shpreh Rama.
Po o debili i Lindes me kapele po se nje idiot si puna jote do vendose se cfare do beje dhe si do sillet tregu ! Lahu debil se mban era perc nje kilometer larg
O Nastro, ai po ju flet mire dhe shume qarte. Po kujt i flet thuaj, ata jane nastradiner si puna jote! E kane koken mushke dhe jane te pa gdhendur! Nejse, qeveria ju ka dale borxhit, stimulon njesite e bashkuara si dhe po ju shpjegon kerkesat qe ka BE per fermat dhe produktet bujqesore. Nuk ka cti beje me teper. Nese nuk duan le te votojne sali kriminelin si gjithmone bashke me ate gomarin e Kamzes, ish krietari i partise, nuk e kujtoj dot emrin e gomarit!
He pra, aty më rri! E shikon se u dashkan kooperativat (kooperimi) edhe në kapitalizëm? Nuk e njeh kush individin por, personin juridik, fermën.
Më në fund një fjalim i mirë ekonomik. Ka filluar të hajë sëpatë më duket. kjo është gjuha me të cilën duhet të flasë kryeministri. Të paraprijë në ide, të udhëheqë, prandaj i thonë edhe lider! Ndryshe ndihmat për bujqësinë tu shkojnë vetëm atyre që kooperojnë. "Secili prodhon më vete dhe shesin bashkë"! Kjo metodë po përdoret edhe në Kinë dhe në vendet e zhvilluara perëndimore. Së bashku mund të blejnë edhe një traktor. edhe një kombajnë sa t'ia paguajnë dikujt tjetër. ndërsa ndokush që ka para dhe merr vesh edhe nga mekanika mund të krijojë edhe një SMT private. Stacion Makinash dhe Traktorësh siç i thonin dikur. Blen edhe makina psh për vjeljen e ullirit. Apo të pemëve frutore. Kështu përparon edhe bujqësia. Ai që ka tokë është pronar. nuk ka ç"i duhet Brukseli apo Perëndimi.
Po ju sot e 35 vjet e keni katandisur kaposhin 1 thel. Ku ke fermer me 6 dynym tok në bot? Ata mund ti quash kopshtar por jo fermer. Tani di d'histoire fare do i caktoni edhe farën
O popull , per te paren here nje kryeminister i majte po thote dicka doktrinare dhe programatike ne frymen e te Majtes, Ju pelqen ose Jo po nuk u bashkuat do ta hani , lerini pordhet egoiste te kapitalizmit te diteve te para.NUK ecet po nuk u bashkua SHQIPERIA, themi gjithe diten po ikin keta , po ikin ata po shperbehet vendi , dhe me te drejte.Bashkimi e forcon vendin dhe i mundeson cdokujt te jete kontributor i tij me ane te punes dhe aksioneve te pronesise ne nje sipermarje te bashkuar.Keshtu edhe femijet tane do te kene argument me teper per te qendruar ne vend sepse nuk do te jene vetem skllever te OLIGARKUT por edhe bashkaksionere dhe pronare te vendit te TYRE, le te JETE BUJQESIA nje ogur i mire per kete lloj fryne qe duhet te perhapet edhe ne QYTETE ne PROJEKTE KOMUNITARE apo dhe ni nivel NACIONAL me projekte strategjike ku mund te investoje cdokush nga publiku kundrejt perfitimit ekonomik .Per fat te keq eshte shume vone sepse RAMA e dinte qe kjo dite do te vinte dhe duhet ta kish bere me pare qe diten qe erdhi per here te pare ne pushtet.Por po perpiqet ta beje tani qe pushteti i tij po bie
Tall trapin talle me antarsimin ne BE. Me ata fshataret talle se te ka ardhur dita.
Rama nuk ka haber fare po fare nga ekonomia e për ma tepër bujqësine e ka mortje. Shqipëria historikisht ka qenë vënd bujqësore e blegtoral e ky farë kryeministri kujton se shqipëria është telajo pikture ku ky mund të shkaravisi si ti dojë qefi e ky të mos mbaj asnjë përgjegjësi. Analizoni bujqësinë shqiptare si është katandisur e pastaj gjykoheni këtë kryeministër se sa vlen!
O RAMA HAPI SYTE mjaft me LLOGJE KAVAJE e pllaka e bojra e parqe retro e dengla si keto ....Ke Vajtur mbi 30 here ne DUBAI perse nuk merr shembullin e DUBAIT per te krijuar fondin SOVRAN , boll harxhove leket e taksapaguesve per parqe, kopshte te varura e Veliera e llamarina ne bregdet apo shetitore betoni qe i bejne karshillek bukurise sone natyrore apo me rruge qe prishen 6 muaj pasi jane ndertuar , DEGJOJE KETE DEKLARATEN E KETIJ BURRESHTETASI si MARC CARNEY Kryeminister i KANADASE ,Student i HARVARDIT, MASTER dhe PHD NE OXFORD ne philosofi dhe ECONOMI 13 vjete e me teper karriere ne GOLDMAN SACHS.Degjoje o te kripsha trute qe you me paqeta malesh e kanalesh .degjoje cfare ka thene para 4 oresh https ://www.youtube.com/watch?v=oRYaelwZj9Y DO TE KRIJOJ KA THENE FONDIN SOVRAN TE KANADASE, degjoje se cfare thote se ku do te INVESTOJE., degjoje cfare thote per mundesine qe KUSHDO , jo vec oligarket e tu as investitoret e tu startegjike, por KUSHDO thote qe mund te investoje po te doje nese ka pak "extra money" .LOGJIKA ESHTE E THJESHTE , PROJEKTE TE MEDHA ZHVILLIMORE dhe ME KARAKTER SA ME GJITHPERFSHIRES, te vegjel apo te medhenj te rinj apo pensioniste kush i ka 5 leke te kursyera ti investoje ne FONDIN SOVRAN TE SHQIPERISE, jo modelra me PPPra qe ua japin lekun e shqiptareve 5 vetave , por cdo shqiptar te mare perfitime sipas mundesive te investimit ne FOND.PO TI NUK E BEN DOT ZOTERI .PS duhet te MANDATOJE NJE EKONOMIST NE KRYE TE VENDIT qe ta beje kete vend me vizion ekonomik dhe patriotizem , mjaft me pallate te veshura me shkume me expozita e parqe e panaire apo pista te formula 1 qe nuk erdhen asnjehere