Rihapja e basteve sportive, zbardhet peticioni për qeverinë nga federatat e sportit

23 Gusht 2022, 21:40Ekonomia TEMA

Rihapja e basteve sportive, zbardhet peticioni për qeverinë nga

Zbardhet peticioni që federatat sportive në vend i kanë dërguar kryeministrit dhe kuvendit për rihapjen e basteve sportive.

Kjo nismë është mbështetur edhe nga komiteti olimpik dhe kërkohet që një pjesë e parave që do vijnë nga bastet të përdorën për zhvillimin e sportit.

Pjesë nga peticioni:

"Nuk  po propozojmë hapjen e gjithë gamës së lojërave të fatit që përfshin dhe kazinotë elektronike apo sallave të bingos.

Propozimi ynë përfshin transparencë fiskale totale, baste sportive online të rregulluara me ligi. 

Operatorë ekonomikë të certifikuar dhe përfshirjen e operatorëve globalë seriozë, si dhe vendosjen e limitit të moshës apo të një kufiri maksimal monetar. 

Rregullimi me ligj i basteve sportive në funksion të sportit është një praktikë e ndjekur nga shumë shtete perëndimore. Në këto shtete të ardhurat nga bastet sportive përdoren për zhvillimin e sportit, e infrastrukturës sportive si dhe për të mbështetur rininë".

Sipas peticionit vendimi për mbylljen e lojërave të fatit ne dhjetor 2018 ka qenë i drejtë për kohën. sepse kanë qenë të përhapura vend e pa vend. 

Por, bastet sportive vazhdojnë të jenë në informalitet dhe kjo ka bërë që të ardhurat nga kjo veprimtari, sipas tyre, t'i shkojnë krimit.

4 Komente

  1. k
    kthhh

    Mos e bej ate gabim Z.Rama. Shqiptaret kane boll vese mos ju ligjëro te tjera.

    Përgjigjjuni
    1. r
      riro

      cudira shqiposh. te rihapim bastet qe prishen futbollin e cdo kompeticion. bravo.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        E shikoni ne cfare duarsh ka rene sporti shqiptar? As ne Afrike nuk ben vaki qe te dale komiteti olimpik edhe te beje lobing pro basteve. Ketyre u duhen vene prangat nga me i madhi tek me i vogli. Le t’i vene bastet ne burg me cigare pastaj.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sporte dashesi

          Me mire na thoni da pare duhen per te pa ngopurit e tja japim ne forme takse se sa te hapen bastet e lojrat e fatit se do te vrasim femijet e gjithe shqiptareve.Perse nuk propozojne kete te hapen aktivitete prodhuese e punesuese por hsjt te marim para pa u lodhur.Nuk ma do mendja se ata qe do stimulohen nga rexultstet sportive ti duan keto lloje parash qe eshte rjepje e lekures se shqipetareve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje