Rilindja e pensioneve?

21 Nëntor 2024, 18:23Ekonomia TEMA
Rilindja e pensioneve?

Nga Fatos Çoçoli

E ngadaltë, e ndrojtur, me ndjesinë se po i hyhet detit në këmbë. Por duket e tillë, si qasje më në fund dinjitoze ndaj pensionistëve. Në 35 vite tranzicion, asnjë ministër i mëparshëm i Financave nuk ka deklaruar publikisht në daljen e vet të parë në media se misioni i vet do të jetë rritja e pensioneve. Ministri i sotëm i Financave, po. Asnjë herë në 18 vitet e fundit të dhënies së shpërblimit të Vitit të Ri për pensionistët, thesi që qeveria hap nga Buxheti i Shtetit për ta nuk ka qenë kaq i bollshëm, njëqind milionë euro, sa këtë vit. Është filluar me 12 milionë euro në vitin e largët 2006.

Pastaj 13 milionë, 14 milionë, për të ardhur në shpërblimin e Vitit të Ri 2024 prej 38 milionë euro. Ky i Vitit të Ri 2025 prej 2.6 herë më shumë duket shenjë se qeveria kësaj radhe po merret me pensionistët seriozisht. Mos vallë, nga sondazhet e brendshme që socialistët i zhvillojnë shpesh, ka dalë që pensionistët do të votojnë djathtas në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 2025? Si zor. Pensionistët kanë përbërë historikisht hambarin kryesor të votave të Partisë Socialiste tek ne dhe kjo qasje nuk ka ndryshuar tani, me gjithë luftën e tyre të përditshme për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve dhe ilaçeve.

Me shpërblimin e fundvitit 2024, të trefishuar në 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë të reja në muaj dhe me shpërblimin e dyfishuar në 10 mijë lekë të reja për pensionet mbi 20 mijë lekë të reja në muaj, pensioni mesatar këtë vit rritet me 6.3 për qind për të 720 mijë pensionistët. Duket se më në fund po nis rilindja e pensioneve. Për herë të parë në 34 vitet e tranzicionit, shtimi vjetor i pensioneve e kalon rritjen ekonomike të atij viti. Ndërkohë, pensionet sociale dhe minimale për 240 mijë pensionistë rriten në dhjetor 2024 me 13 për qind për këtë vit. Rritja e pensioneve dhjetorit 2024 do të jetë e para në histori, që favorizon pensionet e ulëta. Nga tri ditë më parë, qeveria zotohet të krijojë pranë Bankës së Shqipërisë fondin e një shpërblimi të dytë për pensionistët.

Edhe ky shpërblim do të jetë i përhershëm, tradicional, për vitet e mira ekonomike të vendit që po kalojmë. Ky shpërblim do të jetë dallëndyshja e pranverës për shpresat e një pensioni më në fund dinjitoz për pensionistët tanë. Ende nuk dihet masa e tij, por ai do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve. Do të jepet në hyrje të çdo pranvere, ndoshta në fund të marsit apo fillim të prillit, duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përfituar nga rritja e ekonomisë dhe për rrjedhojë, edhe e të ardhurave të shtetit në vitin paraardhës. Nuk do të jetë vetëm për vitin zgjedhor 2025. Pra, në fund të marsit apo fillim të prillit të çdo viti me rritje ekonomike, do të merret si fond nga të ardhurat shtesë në Buxhetin e Shtetit, të realizuara gjatë vitit të mëparshëm. Ndërkohë, qeveria do të ketë gati vitin e ardhshëm edhe planin e ri të pensioneve, në funksion të rritjes ekonomike të vendit.

Ende nuk dihen në publik detajet e këtij plani, por është e domosdoshme të ndryshohet me ulje numri i viteve të punës me kontribute në sigurimet shoqërore, për pensionin minimal dhe pensionin maksimal. Kjo, pasi aktualisht duhen 15 vite pune me sigurime, për të përfituar pension minimal. Në vitin 2023, nevojiteshin 38 vite punë me sigurime të paguara, për të arritur pension të plotë! Kjo ndodh tek ne, ndërkohë që edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës, në Gjermani dhe Francë, përfiton pension të plotë me vetëm 32 dhe 33 vite kontribute shoqërore. Pra 5-6 vite më pak se ne, që këtë vit pragun e viteve kontribut për të përfituar pension të plotë e kemi 38 vite. Jashtëzakonisht shumë! Skema e sotme duhet të ndryshojë. Duhen patjetër që të ulen vitet e kontributit, për të siguruar pension të plotë. Në vende si Shqipëria, ku një pjesë e madhe e punonjësve janë informalë, një periudhë e gjatë kontributesh i shkurajon punonjësit që të kontribuojnë, veçanërisht emigrantët, që janë jashtë tregut vendës të punës.

Mosplotësimi i kriterit të viteve të punës me sigurime ul në mënyrë të ndjeshme përfitimet nga pensioni. Me ritmet aktuale, pensionistët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute, duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal! Plani i ri i pensioneve, i cili po diskutohet me specialistët e Bankës Botërore, duhet po ashtu që ta ngrejë menjëherë pensionin minimal tek ne, me 50 për qind, duke e shkëputur atë nga pensioni social. Plani i ri, duke ulur vitet e kontributeve me sigurime shoqërore për të përfituar pension të plotë, automatikisht do ta rrisë vlerën e pensioneve të 17-20 mijë pensionistëve të rinj që i shtohen skemës çdo vit. Nga ana tjetër, ai do të sjellë edhe të ardhura të tjera për pensionistët, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë afatgjatë të politikës së pensioneve, pa rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të vendit (pra nuk do të marrim borxhe për të shtuar pensionet), si dhe pa ulur investimet themelore, për një të ardhme të garantuar për fëmijët tanë.

17 Komente

  1. S
    Shkembi

    Kjo eshte tallja e radhes.Ne se vertet eshte menduar rritje, ajo duhet te sanksionohet ne shumen mujore te pensionit. Te tjera jane pislliqe e lemosha fyese

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keshille pensionisti per Shkembin

      Avash avash bre Shkembi, jo me aq yrysh. Nese je oensionist si ne, me mire me 150 euro se pa ato. Mot me mire, kur Rama prenton, e mban fjalen. Ndersa nongrata i vjedh per familjen e tij pa menduar ndonjehere per ne. Ju shani, por familja Rama nuk afrohet te pasurite e vjedhura te familjes nongrata; edhe pse me nivel kulturor e prifesional ajo e Rames eshte vite drite perpara asaj te nongratave.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Po une jam pensionist, madje edhe I majte por jo qurraxhi si ti qe u kenaqke edhe me 150 evro. Mot kur ti shpreson te marresh me teper, mund te jesh tek te shumtet, prandaj behu I gjalle o zvarranik, se s'ka jete tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Si s'te vjen turp o zvarranik qe kenaqesh me 150 evro! Ne te semes shkofte Berisha e Rama dhe bashke me ta edhe ca zvarranike te peshtire si ti .

          Përgjigjjuni
      2. p
        pensionisti veteran

        Fjale,fjale imzot.Jam pensionist dhe per mos pasur keqkuptim po them se jam votues i PS riten apo nuk riten pensionet se oferta tjeter eshte PD dhe kjo me kujton 97.Une nuk e dua bonusin po dua ritjen.Bonusin e mar sot dhe vitin tjeter nuk e di e mar apo jo,kurse ritja mbetet dhe nuk hiqet.Kjo eshte logjik e thjeshte.E sigurt qe tani do jepet karamelja por vitin tjeter mbasi votimet kane mbaruar do marim te zakonshmen ose dhe asgje,se nuk eshte gje e ligjeruar.Neqoftese keto bonuse behen me ligj parlamenti atehere ndryshon puna

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pleqtë që hanë vetëm dhallë

          Zoti Çoçoli, meqënëse të dëgjohet fjala......... . Për pensionet në zonat rurale......... . Qeveria ka marë një vendim, që të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët, për arsye të ndryshme nuk i kanë paguar kontributet nga viti 1994, mund ti paguajnë këto vite, poooor me shumën e parave që paguhet sot viti 2024....... . Dmth rreth 400 mijë lekë të vjetra, për një vit........... . Ndërsa bashkëfshatari im, që i ka paguar sigurimet që nga viti 1994, ka derdhur 16 mijë lekë për disa vite, pastaj 30 mijë, 60, 80, 160, 240, 350, 400 mijë ..... . Ndërsa unë duhet të kontribuojë më shumë se ai, dhe po ti paguajë nga viti 1994, me 400 mijë lekë viti, unë jap një kontribut 4 herë më të lartë se bashkëfshatari im, dhe ndërkohë pensioni do të na dalë njësoj................. . Mirëpo nuk është ky shqetësimi. ........ . Problemi është, që me këtë masë të pagesës për atë që do të blejë vitet e punës sot, qeveria ka frenuar derdhjen e parave për tu siguruar............. Ndërsa, nëse qeveria mer vendimm që blerja e viteve të punës, për të vetëpunësuarit në bujqësi, të bëhet aq sa ka qenë pagesa e kontributeve për secilin vit nga viti 1994 e në vijim, do të nxiteshin fermerët që të paguanin masivisht për të përfituar nga kjo skemë e sigurimeve...... . Kështu do të mblidheshin shumë fonde, dhe qeveria do të kishte para të tjera për ti përdorur për të rritur pensionet............. . Mirëpo duke qenë që edhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ashtu dhe në qeveri, ka me shumicë budallenj, apo burokratë që marin rrogën e tyre të majme, nuk duan të vrasin mëndjen për gjetje e zgjidhje që ndikojnë në rritjen e pensioneve, me më pak sforco nga qeveria....... . Lesh me qime. ... . Asgjë nuk ka për tu bërë, se nuk e rruan kush, po hajt....... . Ne pensionistët, nuk është puna se tani do të votojmë PD, por nuk do të shkojmë hiç për të votuar.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zeri i arsyes

            Keta te zonave rurale, moren toka pa leke, toka per fryme, toka te cilet prinderit e mi ne qytet nuk i moren. Keta te bujqesise, nuk kane derdhur nje lek sigurime, kane marre subvencione 34 vjet, u bene dhe pronare me 7501 dhe prape ankohen? Ti shesin tokat, ti hane ato pare dhe te pleqerojne

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshati

              Fshatarët morën tokën, ti more shtëpinë falas.... Ai që nuk ka derdhur sigurime, nuk mer pension...... Subvencione kanë marë lesht e Marikës fshatarët..... . Subvencionet i kanë marë bosat, drogagjinjtë, dhe drejtorët e drejtorive të bujqësisë...... . Po yt atë, nësë donte tokë, të rrinte në fshat..... Çmutin do ti në qytet.... . Hajde se ta shes unë tokën. 1 dynym 1 milionë lekë..... 1 ha 10 milionë. Me kaq lekë 1 vit rron. Koqe kandari.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kujdes Edo pensionet ne qetet...

              Duhet oagur pa te meritosh pension. Fshati i ka mundesite te haje me mire se pensionistet ne qytete, shihni sa shtepi te bukura e shumekateshe kane ne fshatra, kane toka qe ja dha Saliu komunistme ligjin famekeq 7501, nuk jane fukarenj jo. Malesoret e kane pushtuar Tirane dhe qytetet e tjera te medha. Kane shtepi pa leje ne qytet e me lejo ne fshat. Kete na beri Sali komunisti. Dhe tani fshati as nuk e voton me Sali kermen.

              Përgjigjjuni
            3. z
              zeri i arsyes

              Pensionistet, duhet te jene te paret, vertete te paret dhe te vendosur, te mos konsumojne as edhe nje kafe pa kupon tatimor. Duhet ta kuptojne qe bizneset jane duke vjedhur pensionin e tyre.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati me mend ne koke

                Pensionistet jane loqe . Kaq. Po te dalin ne bulevard te kerkojne rritje pensionesh ata kane fuqine te rrezojne 10 qeverri. Ska nevoje te lodhen shume. Jane 800 000. Vetem te bllokojne rruget e te rrijne aty. Shurre e mut aty. Mbaroi shteti. Po llapin neper kafe.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Pooo. Jane vertet loqe, sepse I trodhi Saliu e shpresojne qe tu ktheje potencen Edi. Si qente le te ngordhin, se nuk me vjen keq per keta zvaranike qe I rendohen tokes. Por ne protesta bejne mire qe nuk dalin, sepse protestat jane monopolizuar nga plehrat e Saliut

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Nje i Moshuar

                  Demokrati me mende ne koke : Te dhjefsha mend qe ke ne koke vetem per Saliun i ke qe keni 34 vjet qe e votoni ??? Ne pensionistet jemi brezi qe luftuam punuam per rimekembjen e ketij vendi ???Shqiperia e dale nga LUFTA ishte si nje fshat i MADH ,duhej zhvilluar qe nga rruget ekonomia aresimi shendetsia , Semundjet kane bere kerdine , malarja sifilizi gonoreja tifo parazitet ,morat pleshtat zgjebja , te gjitha keto kjo moshe qe ti e quan LOQE ka dhene kontributin e vet dhe i zhduku te gjitha me ne krye analfabetizmin qe kishte zene rrenje ne popullate dhe ja la vendin zhvillimit te industrise i edukoj brezat e rinj me pune qe ne moshe 14 vjecare kush nuk kiashte mend per shkolle duhet te punonte dhe jo te ushqehej qyl dheplot gjera qe dihen nen drejtimin e PPSH-se me ne krye Enver Hoxhen ??? Me syrin tone jane te qarta po me syrin tuaj sot jane absurde tere ato vepra dhe gjithe ajo disipline e rregull ne pune na ishte bere EDUKATE deri sa doli Saliu jot pas 90-tes i permbysi te gjitha ta kthente dhe njehere Shqiperine ne FSHAT ??? Ti del sot ju ben thirje kesaj moshe te lodhur per protesta per te permbysur qeverine Rama ,po ke te veme sipas teje Saliun grupin e Saliut qe na coj dem djersen e gjithe atyre qe numerova duke na nxjer me nje pension minimal 5000 lek ky ishte vleresimi i jone respekti per kete moshe dhe per vehte u be miljarder ??? Mos u lodhni kot ne pensionisteve nuk na i ndryshoni dot idet kemi llogjik te shendosh i pergjigjemi dhe kesaj kohe por me kembe ne TOKE ???Kemi besim tek Rama me shume se sa tek ndonje tjeter ai i respekton te moshuarit e ka treguar do apo nuk do ti ???

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cococoli

                    Ky eshte nje Comcol i paturp! Servil dhe gjoja gazetar.... Si nuk i vjen zor te dali dhe "zhgryhet" kaq hapur ne pelenat e servilizmit ndaj pushtetit, para syve te qindra mije pensionisteve!!!!!???!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Seleksionimi prej nazisti i rames

                      Cocoli dhe me i peshtire se emrin qe mban eshte vet ai, qe te nxjerre zoret e barkut me servilizmin e tij. Pensionista mos vdisni para vdekjes tuaj, prandaj beni ate qe duhet: Barrikadohuni, kunder atyre, qe po ja u marrin shpirtin si ne kampet e perqendrimit.Dhe mbajini larg shpellaret e Saliut.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti

                        Shkembi :Ce ke kete shprehje per pensionistet ,si qente le te ngordhin , nuk me vjen keq per keta zvaranike " ??? Cfar prisni ju nga pensionistet qe eshte shtresa me ekulibruar me edukar ,eshte BREZI qe ka ndertuar dhe zhvilluar vendin qe ju sharlatan me ne krye krimineli sali i vute kazmen mos doni te zhvillojme edhe njehere industrin Aresimin Shendetesin Falas e plot gjera te tjera ,tju kthejme morlin vjedhjet apo vrasjet qe ne kohen tone nuk kishte ???Mund te hanim Buke me sheqer apo me gjize por kur shkonim tek mjeku mernim sherbimin e merituar pa na pare nga duart ???Bakshishi prishte ndergjegjen??? Per kete na quani zvaranike dhe te vdesim si qente ???Turp te te vij e quan edhe vehten shkemb ???Ndjej keqardhje per ketebrez si eshte katandisur Qylaxhinj nuk e doni punen ,prisni nga te moshuarit tju lene ndonje trashegimi ose para ne te kundert i flakni ne fera si qene te ngordhur ??? Keshtu e kuptova komentin tend ???Me respekt shkembi per kete moshe se vjen radha shpejt ne e ke per risk te jetosh qe te arish kete moshe ?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkembi

                          Une jam pensionist si shume te tjere, por nuk do e pranoja kurre kete servilizem te pashoq ndaj Rames. Natyrisht qe ate do e votojme se na ka zene halli i madh me fashistet e kriminelet e se djathtes, por jo edhe ta levdojme pse na katandisi ne nivele te papranueshme pensionesh Pajella te tilla I rendohen tokes, ndaj them se eshte me mire te ngordhin si qente, se nuk I duhen as dreqit. Besoj se jam I qarte.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje