Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet për në vitin 2025

5 Nëntor 2024, 19:27Ekonomia TEMA
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme shtyhet për në vitin

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, i cili pritet të hynte në fuqi në shtator të këtij viti, është shtyrë në vitin 2025, por pa u përcaktuar një afat se kur do të nisë si proces.

E gjitha kjo për shkak se nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjitha bashkitë e vendit.

Së pari do të caktohen çmimet e referencës në qytetet e tjera të vendit, dhe më pas të nisë rivlerësimi pasi të dy proceset duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.

“Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.

Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, u shpreh ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Veprimtarisë.

2 Komente

  1. A
    Agimi

    Po afrohen zgjedhjet!!!!!!!! Shikoni hajnat e kadastrave qe pa dhene leke nuk mer certifikaten apo sherbimin. Tregoni dhe ca peralla me E albania, per spitalet, tatimet, farmacite ,ruget ,se po vijne zgjedhjet o hajdute qe kurre mos u ngopshi dhe kurre mos I gezofshi. Dhe perallat vazhdojne edhe per bujqesine, edhe per pensionet edhe per ndertimet etj etj. Se po vijne votimet.......apo jo.......!!!!!????

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurvat e Rilindjes

      RRopt rilindjes ,nje sherbim nga E-albania per rifreskim certifikate e mora per dy muaj e gjysem qe ,do te thote se koha per kalim pronesie eshte tre dite ,dhe leket qe pagova i hengren hajdutet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje