Maqedonia e Veriut ul sërish çmimin e naftës, Shqipëria me e shtrenjta në rajon

5 Nëntor 2024, 15:13Ekonomia TEMA
Maqedonia e Veriut ul sërish çmimin e naftës, Shqipëria me

Maqedonia e Veriut e ka ulur sërish çmimin e naftës, duke e tregtuar atë për 120 lekë për litër. Nga vendet e rajonit, çmimin më të lartë e ka Shqipëria, me 175 lekë për litër. Edhe pse në bursë çmimi i naftës ka rënë, kjo ulje nuk reflektohet ende në tregjet shqiptare.

Mjaftojnë 50 euro për të mbushur plot një rezervuar makine me naftë në Maqedoninë e Veriut. Me 3075 denarë, ose 4920 lekë, mund të marrësh plot 44.8 litra naftë.

Edhe pse derivatet e naftës pësuan një rritje drastike gjatë pandemisë dhe ulja e çmimeve nuk është e madhe, Maqedonia e Veriut ende ka çmimin më të ulët në rajon.

Në Shqipëri, qytetarët paguajnë më shumë për një litër naftë, ku çmimi shkon në 1.8 euro. Pas saj vijnë qytetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me përkatësisht 1.50 euro për litër dhe 1.45 euro për litër.

Megjithëse Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në rajon, për ekspertin e ekonomisë, Abil Baush, këto çmime nuk përputhen me uljen e madhe të naftës në tregjet globale.

“Gjatë pandemisë, Komisioni Rregullativ i Derivateve të Naftës dhe Energjetikës filloi të bëjë kalkulimet në bazë ditore. Kalkulimet që bëhen në tregjet botërore u aplikuan në bazë ditore dhe në njësi ditore. Ashtu siç ‘fluturon’ çmimi i derivateve të naftës, i cili për momentin në tregjet globale është jashtëzakonisht i ulët dhe në rënie, edhe pse jemi në një periudhë kur çmimet normalisht do të rriteshin, për shkak të luftës dhe krizave globale, kalkulimi bëhet sipas këtyre kushteve”, deklaron eksperti i ekonomisë Abil Baushi.

Çmimi në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga marzhi tregtar, kompensimi për financimin e aktiviteteve për mjedisin, kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës, si dhe akciza. Për çdo litër nafte, këto taksa dhe tarifa i kushtojnë qytetarëve 15.83 denarë ose 25.33 lekë.

Sipas Profesorit Baush, deri në fund të vitit pritet të ketë ulje të mëtejshme të çmimit.

“Deri në fund të vitit mund të kemi ulje të lehtë të çmimeve dhe një lloj stabiliteti në derivatet e naftës, pasi tregjet e mëdha kanë stabilizuar prodhimin pas ndikimit rus në tregjet e naftës”, tha eksperti.

Përveç uljes së çmimit të naftës, ulje të konsiderueshme pati edhe për benzinën. Çmimi i benzinës u ul me 1.5 denarë dhe një litër kushton 75.50 denarë ose 120.83 lekë.

6 Komente

  1. A
    Anonim

    Po te bej monitorimin e hidrokarbureve nepermjet teknologjise, sic edhe e ka shprehur kryeministri, e ulim edhe ne cmimin. Po vajti kaq kohe qe po punon per kete pune ai dhe akoma nuk e ka gjetur zgjidhjen. Ndonese zgjidhja eshte gati, por luajne pingpong me dikasteret e perfshira, tatime, dogana, dpm etj etj. Thua qe nuk do ta monitoroje kete pune i madhi?!!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Ketu ne Itali me e ulta eshte 1,54 tek Q8. Te tjeret aty-aty. Po shqiptaret per shqiptaret jane... KATILA. U bene katundaret oligarke... q... r...! Nuk kane shpirt... ja si ilir meta... katundar... i pangopur. Saliu.... katundar gjithashtu... cfare duhej te prisni e cfare mund te presim per katundareve zengjine? Jo me kot populli thote... katundare KATILARE.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mezhgorani

        Rama-Kastrati me i shtrenjti ne rajon thuaj o Mero Fuga

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jugu

          Po punon Rama per ta ulur dhe se shpejti do ja arrij. Keto 11 vitet e para eshte perpjekur por nuk ka mundur, por keto 12 vetet e ardhshme do e ule pa dyshim. Mjer ai popull aty per Ram hajdutin dhe sufllaqexhinjte e tij ne ministrira.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kurvat e Rilindjes

            Ha ha edhe ne greqi 1.45 euro nafta,ky hajduti i rropi shqiptaret ,nuk risim dot pensionet ,nuk ulim dot cmimet ,nuk ulim dot naften,por per cfare te votuan njerzit o legen i rilindjes

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirësia

              Si do të pasurohen kastratët me shokë, pastaj thonë shteti mbahet me taksat tona,por nga i gjetën paratë, nga repja e lëkurës së popullit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje