Sa lekë merr shteti në ditë nga prodhuesit e naftës

4 Mars 2023, 21:20Ekonomia TEMA

Sa lekë merr shteti në ditë nga prodhuesit e naftës

Në emisionin “Money” u shqyrtua procesi I nxjerjes së naftës në vend dhe përfitimet që shkojnë nga kjo industry në arkën e shtetit.

Në përmbajtje marrëveshjet hidrokarbure nuk kanë burokraci për kompanitë, të cilat në fazë kërkimi janë të përjashtuara nga detyrimet doganore dhe TVSH-ja për mallrat dhe shërbimet. Ndërkohë, në fazë komerciale privatët duhet të paguajnë 50% tatim-fitimin në shtet dhe 10% rentën minerare konstate për shitjen e naftës së papërunuar. Këtu nisin të numërohen edhe paratë që shkojnë në arkën e shtetit. 

Me këtë sistem, buxheti ka përfituar nga kompania Bankers 18 vitet e fundit, rreth 900 mln dollarë, nga të cilat 48 mln vetëm vitin e kaluar. Pra, nga menaxhimi i naftës sot shteti merr vetëm nga Patos Marinza 130 mijë dollarë në ditë, duke shtuar këtu edhe detyrimet e kompanive të tjera, përfitimet shkojnë deri në 145 mijë dollarë. Por, Shpiragu mund të ndryshojë historinë.

“Nëse nafta dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri dhe një fuqi ekonomike në rajon. Kompania Shell po bën të gjithë testet. Sasia e naftës dhe gazi është gjetur. CIlësia e naftës është më larta botërisht. Problemi është te komercializimi i saj”, deklaroi Rama në shtator të vitit 2022.

Që blloku i Shpiragut mbart naftë të pastër, kjo është provuar tashmë në 2 nga puset e hapur në 20 vitet e fundit, në thellësitë 5000 dhe 5550 metra, ku lënda e zbuluar është e lehtë, dhe automatikisht mban çmim më të lartë në tregun ndërkombëtar. Gjetjet e deritanishme kanë karakter shkencor, por nëse parashikimi optimist realizohet, dhe gjetjet marrin karakter ekonomik, prodhimi ditor mund të arrijë në 100 mijë fuci, e që në vlerë monetare përkthehet në 8 mln dollarë në ditë me cmimet e sotme.

“Fatmirësisht kemi kompani me emër në botë që kryejnë shpimet dhe studimet dhe kanë aftësi nga pikëpamja ekonomike dhe shkencore për të zhvilluar zbulime të tilla dhe deri më sot këto kompani mund të japin vlerësimet e sakta”, deklaron gjeologu Luan Nikolla.

6 Komente

  1. P
    Pordhe me rigon.......

    Do te shkoi muti ne gju...... gezuar ramazonin.

    1. P
      Pena

      Po te hetohet aktiviteti i AKBN, per marreveshjet hidrokarbure, dhe besoj se do te hetohet nje dite, do te shikoni qe luan nikolla eshte nje nga me te korruptuarit, qe ka punuar ne dem te interesave te shtetit shqiptar

      1. 9
        900 milionet e sateme o luanqen

        Sa lexova paragrafin e dyte thashe me vete: artikullshkruesi do jete ndonje palaco me interesa te drejtperdrejta ne kete aktivitet! Nuk u gabova! Te thuash qe Bankers paska derdhur 900 milione ne 18 vite, kur paret e vetme qe ka derdhur Bankers jane zarfet ne xhepat e te gjithe maskarenjve qe kane qeverisur kete vend 18 vjetet e fundit, eshte pushtllek! Bankers ka derdhur kikirike ne buxhet te shtetit o mashtrues, maskara! Edhe njehere qe u perpoq shteti ta gjobiste per evazionin gjithe keto vite, e hengri ne arbitrazh!

        1. R
          RAIFI

          Regres i tmerrshëm nëse para 40 e ca vitësh në Shqipëri bëhej përpunimi i thell i naftës dhe furnizohej vendi tani kompanitë e huaja e shesin të pa përpunuar nxjerrin fitime të majme ndersa shteti shqiptar fiton të trashë e surlës.Në fakt fitojnë pushtetarët që kanë nënshkruar këto kontrata poshtëruese për shtetin shqiptar.

          1. A
            Adem

            Po Sa leke marrin nen dore shtetaret per firmat qe kane hedhur per naften?

            1. J
              Jorgji

              Se sa fiton shteti shqiptar, shikoni raportet e Kontrollit te Shtetit, i cili thote se nga fitimet e kompanive private qe shfrytezojne naften shqiptare, ne buxhetin e shtetit derdhen vetm 2 deri ne 3 perqind! Referohuni materialeve te vete shtetit shqiptar dhe mos degjoni persona jo kompetente apo te korruptuar!

              Lini një Përgjigje