Shell ka zbuluar një arterie të rëndësishme nafte dhe gazi, thotë Balluku

5 Korrik 2022, 20:49Ekonomia TEMA

Shell ka zbuluar një arterie të rëndësishme nafte dhe gazi,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konfirmoi informacionin se Shell ka gjetur naftë dhe gaz në malin e Shpiragut në Berat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balluku u shpreh se në mars të vitit 2023 do të ketë më shumë detaje për këtë zbulim.

“Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, e cila është e përbëre nga naftë dhe gaz, ky është një fakt. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”, theksoi ajo.

Sipas Ballukut, kjo kërkon një plan shumë të mirë pune, të cilën Shell do t’ia dorëzojë ministrisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Balluku theksoi se ky zbulim i rëndësishëm i Shell në zonën e Shpiragut do të pasohet nga një investim i rëndësishëm,  rreth 6-7 miliardë euro, që ka për synim ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës që do shërbejë për nxjerren, përpunimin dhe shpërndarjen e hirdokarbureve të zbuluara në këtë zonë.

7 Komente

  1. I
    Ing. Guri

    Ky eshte sihariq i konsumuar 2.vite me pare. Mashtrim propagande . Behet fjale per vend burimin Shpiragu.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XX

      O gomar, ku e di ti qe eshte mashtrim?

      Përgjigjjuni
    2. l
      loni

      Nje tjeter rast i mire per kompanite e huaja per te grabitur pasurite kombetare te Shqiperise duke mos ju paguar as pagen puntoreve .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raul

        Pastaj moj ti dashnorja e mafiozit. Kryeministri yne ka thene qe nafta jone nuk ben. Eshte shume e keqe. Ben vetem per bitum Prandaj cna duhet vendburimi i ri. Normal eshte aq e keqe sa ju po e vidhni cdo dite. Dhe eshte aq exkeqe sa leket qe kwni vjedh nga nafta ta kane berr fytyren qe nuk njihesh nga dita kur hyre ne ate zyre me fytyren qe ke sot. Madje fytyra qe ke sot nuk i flet po e pa ne rruge fytyren qe kishe dje. Se i vjen turp. Po sa hajdute je mi zemre

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmir

          O idiot eshte vendburim ne gelqeror , ka kondesat. Vb ne ranore kane nafte te trashe. n Na mbyten budallenjte...

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatmir

            O idiot eshte vendburim ne gelqeror , ka kondesat. Vb ne ranore kane nafte te trashe. n Na mbyten budallenjte...

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jorgo

            e etur per manall duket nga protreti....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje