Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake: Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat me përdorim të dyfishtë

28 Mars 2026, 14:50Ekonomia TEMA
Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake: Ligji i ri

Ndryshimet në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë janw botuar nw Fletoren Zyrtare, duke forcuar rregullat për eksportet dhe tranzitin e tyre.

Ndryshimet synojnë përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me rregulloren e Bashkimit Europian për kontrollin e eksporteve, duke vendosur standarde më të rrepta për monitorimin e këtyre mallrave.

Në fokus janë të ashtuquajturat mallra me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe ushtarake, përfshirë teknologji që lidhen me armët bërthamore, kimike apo biologjike.

Ligji i ri parashikon që çdo eksport i këtyre mallrave të bëhet vetëm me licencë, ndërsa autoritetet do të kryejnë një vlerësim të detajuar të riskut për çdo rast.

Licencat mund të refuzohen nëse ekziston rrezik që pajisjet të përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut, për përshkallëzim konfliktesh apo për cenim të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

JNjë tjetër element i ri është përfshirja e mallrave për mbikëqyrje kibernetike, duke zgjeruar kontrollin edhe në fushën e teknologjisë dhe sigurisë digjitale.

Po ashtu, ligji parashikon bashkëpunim më të ngushtë me Komisionin Europian për shkëmbimin e të dhënave mbi licencat dhe operatorët, duke rritur transparencën dhe kontrollin ndërkombëtar.

1 Komente

  1. L
    Lëvizja panshqiptare

    Nga ndryshimi i regjimit, deri sot, Shqipëria ka ndryshuar me qindra ligje për ushtrinë, me pretekste reformash, që synim të vërtetë kanë pasur asgjesimin total të aftësive vetmbrojtjese. E njëjta politikë esadiste antishqiptare është në këmbë edhe sot. Vërtitet për investime, ligje, reforma, por rezultati është shkretëtirë. Zero aftësi vetmbrojtjese. Kudo dhe kur do , armatosja dhe fuqizimi i ushtrisë, teknologjisë ushtarake, formimit të kuadrit, janë operacione që ndodhin në hije, por në fund dëshmojnë forcën, si në rastin e Serbisë, që nuk bën me sikur. Që nuk gënjen veten. Që nuk vjedh veten. Që nuk ka prostituta të shitura në krye. Që e di se kush janë armiqtë. Që di të presë rastin në histori, e përgatitur dhe armatosur deri në dhëmbë. Ndërsa ne fredbejleristët dhe esdistët, që vjedhim veten, që puthim duart e fqinjve dhe lloj lloj bythe profetike, që prostituojmë femrat tona, nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe qindra mijëra shqiptarë të masakruar ndër shekuj nga greku dhe serbi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje