“Shqipëria më e lira në rajon”, rritet kërkesa e të huajve për investime në bregdet

12 Prill 2024, 22:10Ekonomia TEMA
“Shqipëria më e lira në rajon”, rritet kërkesa e

Bregdeti shqiptar është mjaft i lakmuar nga të huajt. Kërkesat për të zotëruar një pronë apo dhe për të investuar në Shqipëri janë shtuar vitet e fundit. Kjo gjë ka sjellë shtrenjtim të apartamenteve në të gjithë bregdetin tonë.

“Por nga vjet jemi diku 50-60% rritje në zonat elitare, Palasë, Dhërmi, Jalë dhe Gjiri i Lalzit. Zonat elitare janë dhe projektet e reja si në Durrës apo Vlorë”, thotë Elis Kishta, agjent imobiliar

Përveç shqiptarëve, sipas të dhënave 35% janë blerës të huaj jorezidentë në Shqipëri, kryesisht italianë, maqedonas, turq. Vitet e fundit po preferohen vilat, si dhe apartamentet në rezidenca. Vlera e pronave kalon në qindra mijëra euro, shifër shumë e lartë për një shtetas shqiptar.

“2023 ka qenë vit që është ndjerë prania e të huajve në blerjen e pronave…Ka qenë një variacion çmimesh nga 200 mijë euro deri në 700-800 mijë euro, por në tregun imobiliar ka dhe raste me vlera më të mëdha”, tregon Kishta.

Disa prej tyre janë investitorë, të cilët e shohin Shqipërinë një vend me potencial që krahasuar me vendet e rajonit ofron çmime të përballueshme në prona.

Sipas një kërkimi të kryer në agjencitë e shitjes në vendet si Kroacia, Greqia apo dhe Mali i Zi, një apartament në vijë të parë shitet jo më pak se 250 mijë euro, ndërsa për vilat shifrat arrijnë mbi 1 milion euro.

“Çmimi i pronave në Shqipëri është më i ulëti në rajon, duke marrë parasysh prona të ngjashme në Mal të Zi, Kroaci, Greqi, jemi diku tek 50% më lirë…Një pronë në Budva vlen dyfishi i një prone Dhërmi”, thotë agjenti imobiliar.

Kërkesa për blerje ka dhe nga shqiptarët emigrantë si dhe investitorët, të cilët i blejnë këto prona për t’i rishitur në të ardhmen ose për t’i lënë me qira ditore.

4 Komente

  1. N
    Noc Rroku

    Shiteni ???? Pronën Tonë, por mos harroni ,se shpejt do ju vi radha t'u a blejnë dhe juve Strategjikëve, dhe njësoj si ne do mbeteni më HIÇ, si dhe kini qënë në histori një hiç.ndaj nuk ju dhimbset prona e tjetrit e fallsifikoni dhe e shisni, se skini patur kurrë pronë.......

    1. G
      Gogoli

      O guduf , per tjeter gje thote botimi e tjeter gje fantazon ti ….lexoje prep se ste gjen gje , se me sa duket je dru me pre prandaj kupton tjeter gje , thote , qe ne Shqiperi jane pronat ne pergjithesi me cmim te llogjikshem dhe se lakmohen nga te huajt gjitone dhe jo vetem , dhe se vine e blejne ketu prona dhe apartamente …, ky eshte globalizmi , kushdo blen e vendos te jetoje kudo ne cdo cep te Botes ku i behet me mire ….kjo tregon se dhe ne Shqiperi ritet niveli i cdo gjeje …ata nuk kerkojme dhe ne ?? Qe nje dite te bukur te reshtohesh krah krah me nivele europiane ….ti na tregon per shitje dhe rembime pronash …. E pse je loqe nga trute e kokes ….e shkruajte kerllikun ?? Kruaj hunden tani dhe hidhi nje dopjo raki ….

    2. V
      Vlora.Vlora

      Ha ha tallni bythen?

      1. A
        Aqif Xhungla

        Nji rruge...ene investime?....lol

        Lini një Përgjigje