Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës.
Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë.
Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, lënda djegëse në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.
“Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, janë shprehur disa drejtues automjetesh.
Në Evropë, çmim më të shtrenjtë të naftës e ka Zvicra, Lihtenshtejni, Danimarka dhe Islanda. Shqipëria, e renditur e pesta ndërkohë le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.56 dollarë.
“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po... Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thanë disa drejtues automjetesh.
Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është e përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Në bursë, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë në 689 dollarë për ton, nga 750 që ishte një muaj më parë. Po ashtu, dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.
“I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit”, u shprehën disa drejtues automjetesh.
Shqipëria importoi vitin e shkuar më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në harkun e muajve janar-nëntor u blenë nga jashtë mbi 671 mijë tonë karburant.
Rrofte Shefqet Kastrati dhe Met Hasa !
Cmimi i karburanteve eshte zhvillim. Sikur edhe 5 lek i vjeter te konsiderohet sikur eshte i vjedhur tek cmimi i karburantit, ndikon ne uljen e zhvillimit ne te gjitha sektoret e ekonomise. Amerika po lufton vetem per cmimin e shitjes se naftes vetem qe te stabilizoj ekonomon e saj. Imagjinoni sikur karburanti te shitej me 1100 lek te vjetra, cfare zhvillimi merr bujqesia, tregtia, turizmi te gjitha keto perkthen ne punesim qe shifra e pare eshte nga 100000 ne 300000 te punesuar. Dhe kjo shifer tejkalon cdo shifer qe qeveria merr sot nga taksat mbi karburantet, qe sot perkthehet vetem lek per paga asistence dhe 3 kompani private!!!!!!!!!
" Amani o vellezer politikane , ne uje spo ju kerkojme , ne drita spo ju kerkojme , ... vetem aman mos u zini me njeri tjeterin"....nga fjalimi i nje socialisteje ne forumin e gruas PS ne kohen e Nanos...........edhe sot ushtaret e pushtetit nuk ankohen per asgje , shterngojne dhembet dhe vetem u bejne temena politikaneve te preferuar , dhe denigrojne ata qe guxojne te protestojne...... mire jua bejne me cmimin e naftes , 3000 leke litri ta cojne , he se mbani ju nuk pirdhni nga cmimet.
Po brenda çmimit te naftes ke dhe taksen e rruges pse nuk e thua apo harrove , bile eshte nga me idéale ne Europe qe kush konsumon me shume paguan me shume. Hiqi litrit te naftes % e takses dhe nxire çmimin real te naftes . Une paguaje 180 euro ne vit per takse rruge
Ku jeton ti që thua më idealja në Eu??? Nëse të duket ideale, hajde jeto ktu e mos boj gam-gam kot, thjesht me thon diçka! Vërtet në çmim është taksa e rrugës, po rrugët a i ke pa si jan??? A nuk e shef se vjedhjet dhe abuzimet më të mëdha bëhen tek rrugët? E ne vidhemi nga rruga dhe nafta e herë! E para: rrugët ndërtohen me taksat tona! Kur ndërtohen nga kompani private( kombëtare a ndërkombëtare) paguajmë dhe interesat e kredive! E dyta: pasi ndërtohen me taksat tona, i jepen privatit ti menaxhoj( duke u kthyet në rrugë me pagesë), si psh rr. Kombit, rr Rinasit e tuneli "Palloshit"! E treta: dhe pse në çmimin e naftës paguajmë taksën e rrugës(qarkullimit), rrugët jan me parametra 0! Të shkosh nga Tirana në Elbasan ose Durrës, harxhon më shumë kohë se sa kur i binim nga qaf Krraba e Ndroqi dikur!!! Prandaj mos flit "Kot fare"!
Popull-dele...pa bukë lëri,ta jep votën sërish.
Zogu mesoje ...ajo qe per ty eshte e pa drejte per tjetrin eshte drejte. Qytetet shqiptare jane te vegjel dhe makina si mjet nuk eshte fare i domosdoshem. Makine ne Lushnje Skrapar Berat Lezhe Diber Kukes ........eshte te shpenzosh kot. Qytete si Durresi Vlora Shkodra mundet ti kryesh nevojat me nje motor skuter. Ndaj bolle na cate trapin edhe te varfer edhe pordhac . Me shume duhet te ngrihet çmimin naftes. Ne France mesatare per riparimin e nje makine vjetore eshte 3700 euro plus assurance , consomation, takse , parking, gobe.....si mundet nje shqiptar me ato te ardhura te mbaje nje makine
Pak e keni. Une them ta rrisi akoma, keshtu te jemi ne vend te pare. Popull dele
Kjo eshte nje tmerr . Çmim më i lartë edhe se Greqia dhe Italia. O Zot kur mendon se sa janë të ardhurat e nje shqiptari dhe çmimi eshte sa i Gjermanise. Tmerr tmerr. Të gjithë këtë situatë e krijon fakti që e zotëron KASTRATI dhe asnjë tjetër.
Kjo eshte propogande e nongrates per ti nzitur popullin kunder qeverise. Cmimet ketu duke perfshire edhe cmimin e naftes jane relativisht te lira dhe te perballueshme nga qytetaret dhe pergezojme qeverine qe ka mbajte inflacionin nen kontroll. Pabuksat opozitare qe ankohen per cmimin e shtrejte te naftes , le te shesin makinat e te udhetojne me transport publik nese u duket e shtrejte. Por edhe ke makine edhe e do naften falas sikur nuk shkon apo jo.
O vin-sufllaqja! Po e ke pa transportin publik ça derexheje osht??? Po inflancionin " nën kontroll" ku dreqin e shef??? Vlera e lekut duket e fortë kundrejt € ( se e ka mbyt pastrimi parave vendin), por ne sot psh me 10.000 lek blejmë mall aq sa në 2021 e blenim me 7.000 lek!( mos bojm krahasime me periudhën para kovidit!!!) Ndërsa naftë falas nuk po kërkon kush! Ti thua sikur nuk shkon kjo! Po dhe të VIDHEMI kudo , dhe pse paguajmë taksa, kjo nuk shkon mo keq, apo jo???
Ne vitin 2006 akciza e naftes nga 30% u be 50%.