Shtrenjtohet edhe benzina, Bordi rrit me 3 lekë çmimin e naftës, shkon në 202 lekë/litri

22 Prill 2026, 18:47Ekonomia TEMA
Shtrenjtohet edhe benzina, Bordi rrit me 3 lekë çmimin e

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 5 lekë për litër, duke e çuar në 202 lekë. Edhe çmimi i benzinës është rritur në 176 lekë për litër, raporton A2CNN. 

Kjo rritje erdhi pas rritjes së çmimit të naftës së papërpunuar në bursë, si pasojë e situatës së luftës SHBA-Iran.

Tanimë një fuçi naftë i është afruar 100 dollarëve. Bordi paralajmëron pezullim aktivitet nëse konstaton shkelje nga pikat e karburanteve. (A2 Televizion)

Lini një Përgjigje