Në tre muajt e parë u arketuan 13.3 % më shumë të ardhura

21 Prill 2026, 19:10Ekonomia TEMA
Në tre muajt e parë u arketuan 13.3 % më shumë të

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026, nga Tatimet dhe Taksat janë arkëtuar rreth 205.1 miliardë lekë, duke u rritur me 24 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 13.3% më shumë. Ministria e Financave thotë se në periudhën janar–mars plani u tejkalua, dhe ndikimi kryesor është dhënë nga TVSH-ja.

Nga 77.7 miliardë lekë që ishin në total të ardhurat tatimore për këtë periudhë, 25.2 miliardë lekë u mblodhën vetëm nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ose 19.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe afro 3.4 miliardë lekë mbi planin e parashikuar. Kjo vlerë lidhet kryesisht me rritjen e çmimeve, veçanërisht të karburanteve dhe fruta–perimeve, që nisën të shtrenjtohen pas konfliktit në Lindjen e Mesme.

Pas vlerës së TVSH-së, referuar të dhënave të Ministrisë së Financave për tremujorin e parë të vitit, rritja më e madhe është regjistruar tek Tatimi mbi Fitimin, ku u mblodhën 19.6 miliardë lekë, ose 12.7% më shumë krahasuar me vitin 2025. Ndërsa nga DIVA, Tatimi mbi të Ardhurat Personale u arkëtuan 21.8 miliardë lekë, me një rritje prej 1 miliard lekësh. Nga ana tjetër, dikasteri i financave bën të ditur se nga të ardhurat doganore gjatë periudhës janar–mars u arkëtuan 52.9 miliardë lekë.

Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën tremujore të këtij viti ato arritën vlerën e rreth 156 miliardë lekëve, duke u realizuar në masën 92.9% të planit të periudhës, ose 8.7 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë tremujore të vitit 2025.

4 Komente

  1. S
    Sheqere

    U arketuan sepse kishin frike ti vidhnin, ketu eshte suksesi, jhajduter te ndyre

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Plani u realizua me 130% . He te keqen e gazetes.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        c'ka do te thote 13.3% me pak ne xhepat e qytetareve dhe 13,3 % me shume ne xhepat e pushtetareve. Edhe thone me mburrje jane rrit te ardhurat sikur po ja marrin armiqve dhe jo popullit me te varfer te europes.. Mbi 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 euro ne muaj dhe nuk ngopen dot as me buke dhe keta shtojne xerot pas miliobave. hajna te pashpirt.hajna te pashpirt.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjeto

          Ka ardh koha te na ulni ca taksat o KM se na more frymen. kufiri i tatimit 23% duhet rritur ne 300,000.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje