Si do merret pensioni italian: Marrëveshja siguron edhe pensionin minimal, secili shtet paguan vitet e veta

7 Shkurt 2024, 20:14Ekonomia TEMA
Si do merret pensioni italian: Marrëveshja siguron edhe pensionin minimal,

Me firmosjen e marrëveshjes së njohjes së përbashkët të pensioneve nga dy ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë, ajo duhet të  ratifikohet në parlamentet e dy vendeve dhe më pas hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrëveshja njëherë e mirë zgjidh një padrejtësi të qytetarëve që nuk përfitonin pension për shkak se i mungonin vitet minimale të kontributit në të dyja shtetet, Shqipëria e ka limitin 15 vite, ndërsa Italia 20 vite.

“Marrim shembullin ku një qytetari i mungonte një vit në Shqipëri apo në Itali për të përfituar pensionin minimal. Në rast se nuk do të ishte marrëveshja ky emigrant në moshë për pension nuk do ta merrte dot pensionin në asnjë nga shtetet. Në mesin e emigrantëve ka një keqkuptim sikur Italia do jetë përgjegjëse për të paguar pensionin Italian për këto 33 vite. Kjo nuk është e saktë, secili shtet do paguajë pjesën e vet, Shqipëria për ato 14 vite pension shqiptar, ndërsa Italia për ato 19 vite”-shprehet Beskida Aliaj, Drejtuese e INAS CISL Albania .

Marrëveshja i jep të drejtë emigrantëve shqiptarëve të përfitojnë edhe pension vjetërsie.

Në rast se një qytetar qoftë italian apo shqiptar ka arritur të plotësojë 42 vite e 10 muaj për burrat apo 41 vite e 10 muaj për gratë me kontribute të rregullta, atëherë ai mund të dalë në pension në çfarëdolloj moshe, dhe jo në moshën zyrtare që e ka Italia 67 vjeç.

Gjithashtu ligji italian njeh edhe të drejtën e pensionit të parakohshëm. Marrëveshja duke mundësuar bashkimin e viteve të kontributeve në të dy vendet i jep mundësinë emigrantëve të përfitojnë nga kjo lehtësi

Më përpara quhej kuota 100, tashmë është bërë kuota 103, çfarë do të thotë? Vitet e moshës plus vitet e kontributit të arrijnë totalin 103. Pra, një qytetar që është 62 vjeç në rast se ka 41 vite pune me kontribute në Itali mund të dalë menjëherë në pension dhe nuk ka nevojë të presë moshën 67 vjeç.”

Përpara marrëveshjes, emigrantët shqiptarë duhej të hiqnin dorë nga rezidenca apo nënshtetësia italiane që tu njiheshin vitet e kontributit në Shqipëri, nëse ishin më pak se 20 vite. Gjithashtu sistemi italian i pensioneve nuk u njihte të drejtën e përfitimit në vitet 91 – 96. Kjo tashmë ka ndryshuar

“Kush kishte filluar punë në vitet 91 – 96, nuk përfitonte pensionin edhe nëse kthehej në Shqipëri. Kështu që ata ishin të përjashtuar nga sistemi Italian nëse nuk kishin arritur të bënin 20 vite punë. Tashmë, marrëveshja e firmosur i eliminon këto mungesa, deficitet, limite apo kushtëzime.”

Gjithashtu emigrantët shqiptarë që kanë punuar në të zezë në një nga dy vendet, marrëveshja i ndihmon nëse kanë ndërmend të blejnë vitet e kontributeve

 “Në rast se qytetari nuk i ka vitet e mjaftueshme për të përfituar pension as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë mund t’i blejë këto vite me kontribut vullnetar, aq sa të jetë e nevojshme për të plotësuar këto 15 vitet e punës në Shqipëri. Duhet pasur shumë kujdes se cilat vite duhen blerë. Pra, nëse qytetari ka një vit të zbuluar, pra nuk ka paguar kontribute as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë atë vit mund ta blejë.”

6 Komente

  1. G
    Gazeta

    Pse nuk e thoni hapur budallekun qe tha Rama qe do perfitojne pension 500 mij shqiptare nga Italia. Turp qe i merr njerezit per budallenj. E keni mbush popullin me genjeshtra sikur u be deti kos ne Itali. Askush nuk merr pension minimal Italian do marrin aq vite sa kane kontribuar. Ke kontribuar 5 vite ne Itali do marresh per kaq. Vitet e punes ne Shqiperi nuk behen vite pune Italiane. Shumica derrmuse e shqiptareve nuk do ju interesoj te aplikojne pasi ose i kane mbushur vitet e pensionit Italian mbi 20 vjet ose nuk kane fare vite pune ne Shqiperi. Turpi me i madh eshte se kjo marreveshje eshte vetem per ata qe dalin ne pension pasi marreveshja eshte ne fuqi. Ata qe sot jane mbi 67 nuk perfitojne dhe keta jane shumica e brezit te 90 apo 2000 qe vitet e punes i ndane mes Italise dhe Shqiperise. Te rinjt nen 20 vjec qe kane ardhe ne vitet 90 nuk ju interesojn pasi kane 30 vjet ne Itali dhe i kane mbush vitet e punes per te dale ne pension ne Itali. Ne Itali nuk mund te blesh vitet e punes pasi nuk ja vlen eshte shume shtrenjte. Ne Shqiperi mund ti besh por perseri nuk ja vlen se pensioni eshte qesharake.

    1. E
      E vërteta

      Gazeta saktë, por ka edhe më keq në këtë histori. Unë jam 62 dhe me këtë "ligj" mund të dal në pension që tani në itali se i kam 15 vite pune në shqipëri, ama duhet të heq dorë nga 200€ ulje këtu për të përfituar 80€ në shqipëri. Kështu që jam i detyruar të punoj deri në 67 vjeç dhe ta marr veçmas atë 80€ në shqipëri

      1. G
        Gazeta

        Po, nuk ja vlen. Eshte me mire te punosh e te besh 20 vite pune ne Itali sesa ti bashkosh me ato shqiptare. Me vjen keq per ata pensioniste shqiptare qe protestonin para ambasades per tu njohur vitet e punes ne Itali dhe sot kuptuan qe nuk perfitojne pasi marreveshja eshte vetem per ata qe dalin ne pension pasi marreveshja te hyj ne fuqi. Ata qe jane sot mbi 67 nuk perfitojne. Edhe keta plehrat dalin ne media e tallin bythen ju thone ta gezoni pensionin qe do ju jap Meloni. Race e peshtire.

    2. I
      Ilirjan

      Falemnderit, te pakten keshtu kuptuam mjaftueshem!

        1. N
          Niku

          Janë dy skema pensionesh dhe Marrëveshja do të bashkojë përfitimet e disa individëve, por kursesi të 500 mijë shqiptarëve në Itali. Çdo njeri e ka ndryshe llogaritjen dhe nuk mund të gjesh dy njësoj. Kjo vjen nga që kontributet në skemë është e ndryshme dhe pensioni llogaritet me formulë. Italianët qëllimisht e vonuan këtë Marrëveshje, që të paksohej numri i përfituesve duke u kaluar masha. Pra, përfituesit janë të paktë dhe shumë larg shifrës 500 mijë veta. Kur vjen puna tek bashkimi i viteve, me një të rënë të lapsit t’a reduktojnë pensionin dhe përfituesi ngopet me « lugë bosh ». Pra ka vënd për hilera që nuk ke mundësi as të protestosh.

          Lini një Përgjigje