Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka zbuluar se anëtarët e e këtij institucioni paguhen 290 mijë lekë neto, ndërsa thotë se i kanë propozuar Parlamentit të rishihet paga e tyre në mënyrë të që korrigjohej hierarkia e rrogës në sistemin e drejtësisë.
Sipas Holta Zaçajt, Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë në vend dhe duhet të jetë më i paguari.
“Dua të shpjegoj diçka në lidhje me pagat e gjykatës kushtetuese.
Kur u rriten pagat, GJK si institucion i pavarur i bëri propozim parlamentit ku kërkuan të rishihet paga. Formulimi që dërguan se duhet të ishte më e larta. Ne deshëm vetëm të korrigjonim hirearkinë e pagave në sistemin e drejtësisë. GJK është institucioni më i lartë në vend dhe është më i paguari.
Qëllimi ishte të rregullohej ai parim i prishur në reformën në drejtësi. Nuk kërkuam më shumë, thjesht të vihej në vend parimi.
Qeveria deshi ta korrigjonte dhe besoi se dërgoi një projektligj dhe shifrat që ka nxjerrë qeveria janë në bazë të se kush janë funksionarët e lartë më të paguar.
Shifrat nuk i kemi prodhuar ne, di të them se rroga është 390 mijë lekë të reja bruto ose 290 mijë lekë neto, shumë afër me gjyqtarin e shkallës së parë. Është shumë e krahasueshme”, tha Zaçaj.
Cfare kerkojne me shume dhe duke i krahasuar me punen qe bejne,sa paga e tyre neto ne muaj 290 mije lek te reja,nje pensionist nuk i mer dot per nje vit
A me tregon dot dikush, per ndonje shkrim (se studim apo liber as qe behet llaf) mbi te drejten (mbi cfaredolloj fushe te se drejtes, se te se drejtes kushtetuese as qe behet llaf) qe ka botuar kjo cupa ne cfaredolloj reviste! Nqs e gjen, le ta postoje linkun si koment, ju lutem. Meqe ra muhabeti, kjo ka qene nga studentet me anonime te brezit te saj.
Nje shkrim i Temes per kryetaren e gjykates sot, partnere ne prona me fullan e ivi kaso dhe pjesemarrese ne nje legalizim te dyshimte te restorant ish berlini ne tirane. https://www.gazetatema.net/2014/08/06/fullani-dhe-ivi-kaso-kane-legalizuar-si-prone-ish-restorant-berlinin-pasi-eshte-prishur
Jeni per me qajt hallin. Kto jane zyrtare se trajsat nen dore si gje kush. Edhe 2.9 i keni teprushem, sboni gja tnetr ju veç i veni pas ed rames. Nuk gje asi njo nga ju me personalitet thjesht jeni sherbetot pushtwte.
Kur morali shkon në drejtim t’paditur, kthehet në amoral, babzi e gjell qensh…. Një marri e shkuar marrisë, antinjeri….
Aman mos na hapni barkun se e treguat veten.. Dhate toke shqiptare Italise pa piken e turpit. I vetmi shtet ne bote qe jep nje shteti te huaj juridiksion ne vendin e vet.