“Ekonomia” kalon bastet sportive, rrëzohen propozimet e Braçes për më shumë tatim ndaj kompanive të bixhozit

6 Shkurt 2024, 22:41Ekonomia TEMA

“Ekonomia” kalon bastet sportive, rrëzohen propozimet e

Mes debatesh brenda socialistëve dhe abstenimin e deputetit Erion Braçe, Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin që i hap rrugë rikthimit të basteve sporteve sportive online.

Gjatë diskutimeve, Braçe kundërshtoi normën e tatim fitimit 15% të vendosur për kompanitë që do të operojnë në këtë fushë, duke e konsideruar atë si shumë të ulët. Por kryetari Eduard Shalsi argumentoi se në vijim do të ketë rishikime të tjera të ligjit.

“Ne sot kompanive të naftës u marrim 50% tatim fitimi. Si mundet këta që do të mbajnë një sistem atje matanë e që do të arkëtojnë para nga telefoni, do të tatohen 15%. Si ka mundësi që neve na shkon tatimi 23%… epo prit o burrë se ka një çikë…”, tha deputeti i PS Erion Braçe.

“E dimë që nuk është shumë e mirë, por është një hap cilësor për të kuptuar sistemin dhe definimin e çfasrë ligji të ri do të bëjmë. Nuk do të sjellë një revolucionarizim të sektorit të lojërave të fatit.”, deklaroi kryetari i komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi.

Një tjetër propozim i Braçes që u rrëzua nga kolegët socialistë ishte ai për të vendosur një tavan për shumën që do të luhet në baste sportive online dhe për të tatuar edhe lojtarët fitues.

Projektligji pritet të miratohet të enjten në seancë plenare dhe pasi të marrë votat pro, hyn në fuqi 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare.

1 Komente

  1. S
    Sander Kimiku

    Ka qene nje turp kombetar, nje loje populizmi mes se vertetes dhe hajdutllekut, mes krimit dhe korrupsionit shteteror. Kur te gjithe vendet fqinje e kishin kopsitur sh. mire kete ligj dhe shteti ishte perfituesi kryesor, ketu e zoteronin kriminelet dhe dallaverexhinjet. Sigurisht, u be shume mire qe ua hoqen nga duart krimit, por deri me sot, eshte abuzuar pa fundesisht.Koha do te tregoje, se Lojrat e Fatit, ishin nje instrument politik kriminal qe majmen klasen politike dhe korruptuan Policine e Shtetit. Te mburresh se kape te rinj duke luajtur Poker, se kape telefona me faqe futbolli, se u merrje telefonat nga duart neper lokale pa drejtesisht, se i shoqeroje ne menyre idiote pa shkaqe etj etj, ne nje kohe kur ne internet ka milona mundesira per te luajtur live, ka qene katastrofe. E pa imagjinueshme sa pislleqe jane bere ne emer te mbrojtjes se popullit fukara!

    Lini një Përgjigje