Gati një në tre shqiptarë në vitin 2060 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga pak më shumë se 473 mijë në çendin e fundit, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 667 mijë. Sipas parashikimeve të zymta të Institutit të Statistikave, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2060-n, do të përbëjnë mbi 40 për qind të totalit të popullsisë.
“Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-n ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022”, deklaroi Klodian Muço, ekspert për ekonominë.
Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ndërkohë pritet të rrisë me plotë 17 vite moshën mesatare të popullsisë. Nga 42.5 vite aktualisht, mosha mesatare pritet të arrijë në 50 vite në vitin 2060.
Në kushtet që zhvillimet demografike nuk po përcjellin ndonjë shenjë optimizmi, Ministria e Financave është duke rishikuar skemën e pensioneve. Kjo me qëllim për të shmangur një kolaps të mundshëm të saj.
“Që të rishikohet skema duhet që o të rritesh vitet e punës për dalën në pension, politikë kjo që do të ngjallte reagim në popullatë, ose të rritës kostot. Pra të rritësh kontributet duke ia ngarkuar këtë barrë biznesit dhe administratës publike nëpërmjet rritjes së pagave”, u shpreh eksperti Klodian Muço.
Bashkë me shtimin e të moshuarve, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se për shkak të uljes së viteve të kontributeve, së afërmi shumë shqiptarë të rrezikojnë të mbesin pa pension. Të dhënat tregojnë se për të dalë në pension vitin e shkuar duheshin 37.5 vite punë, po mesatarisht të moshuarit patën vetëm 27 vite me sigurime. (Marjo Brakaj)
Vjedhja më e madhe që na bëhet është pikërisht kontributet shoqërore dhe shëndetësore që shkojnë në mbështetje të pensionistëve. Unë dhe gjithë të siguruarit në Republikën e Shqipërisë, paguajmë pensionistët e sotëm. Këta burra dhe gra që sot janë në pension, nuk kanë pse të mbeten në lëmoshën e shtetit dhe të punësuarve të sotëm pasi ata kanë punuar vetë për këtë ditë. E thënë më qartë, kontributet e mia janë të miat dhe Shteti duhet të mi kthejë kur unë të mbush moshën për pension, nuk më duhet sa kontribues do të ketë në të ardhmen dhe as sa do paguajn ata.
Ore, pse gënjeni? Edi Rama tha që do na shpetoje turizmi. Ata 65 vjeçaret do t'i kesh te gjithë kamarjera dhe banakjera. Ka dhënë urdher Kryeministri. Ose, do marrim Bangladeshas.
Prandaj do i bejme hotele te luksit nuk do ti taksojme
Siç ka shtrenjtim të çmimeve të mallrave, në kurriz të konsumstorëve, të ketë edhe shtrenjtim të kontributeve për sigurimet shëndetësore dhe pensionet, por kjo diferencë të rëndojë, jo në kurriz të punëmarrësve, por të punëdhënësve, në funksion të prognozimit të përballimit të pagesave për pensionistët e 2060-të. Jo-po të dalin në pension 100 vjeç, që mos marrin fare pension! Ç'janë këto mëndësi idjote(?); me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, jeta shkon në drejtim të kundërt të këtij gjykimi. Ky zhvillim e bën jetën më të gjatë dhe lehtëson punën, i krijon kushte njeriut që të punojë më pak i angazhuar me kontrata pune dhe t'a shijojë jetën më mirë (gjatë e pas përfundimit të kontratave të punës) siç i pëlqen për një kohë sa më të gjatë; bën që të rritet rendimenti shoqëror dhe rrjedhimisht edhe mundësia e mbulimit me kontribute të sotme, për të ardhshmen. Në kuptimin përgjithësues, llogaritë nuk bëhen kanë kontribuar psh 1,5 të punësuar për 1 pensionist dhe do të bëhen (me të njëjtin ritëm), 1,4 të punësuar për një pensionist, pas 25 viteve. Nuk ka rëndësi, një pajisje robotike mund të zëvendësojë 100 puntorë dhe të japë një rendiment 10 herë më të lartë; por bëhet, gjithnjë për shëmbull: 10% paguan i punëmarrësi dhe 20% mbi pagën e punëmarrësit, punëdhënësi - bëhet: 10% paguan punëmarrësi dhe 30% punëdhënësi, e kështu me rradhë, deri tek 0% punëmarrësi, dhe 50% punëdhënësi, ose të gjendet një mënyrë tjetër llogaritje, por gjithnjë barra, jo tek punëmarrësi, por tek punëdhënësi. Barra bie gjithmon tek mbivlera, që të rishpërndahet ajo; një pjesë edhe për pensionistët. A mundet shteti të përballet me këtë realitet? Një mendim spontan është ky; nuk se çfarë: o bo bo, lajthiti ky. Duke u bazuar në ligjet ekonomike të "gërryerjes" së mbivlerës në favor të punëmarrësve, popullit, na lejohen edhe futurizmat ekonomike, apo jo.
Po mos te kishin bere Abuzime dhe Anarki vjedhe ne ato 33 vite....( ku kane Abuzuar me miliarda e miliarda ) . mbase Financat ne Buxhetin e shtetit do ishin disi pake me te mira.... eshte fatekeqesi qe sote por edhe ne te ardhmen , njerezit nuk kane siguri jetese te thjeshte ... Fatekeqesi base dikur ne te ardhmen KOLAPS komplete si shtet !
Po mos te kishin bere Abuzime dhe Anarki vjedhe ne ato 33 vite....( ku kane Abuzuar me miliarda e miliarda ) . mbase Financat ne Buxhetin e shtetit do ishin disi pake me te mira.... eshte fatekeqesi qe sote por edhe ne te ardhmen , njerezit nuk kane siguri jetese te thjeshte ... Fatekeqesi base dikur ne te ardhmen KOLAPS komplete si shtet !
Po mos te kishin bere Abuzime dhe Anarki vjedhe ne ato 33 vite....( ku kane Abuzuar me miliarda e miliarda ) . mbase Financat ne Buxhetin e shtetit do ishin disi pake me te mira.... eshte fatekeqesi qe sote por edhe ne te ardhmen , njerezit nuk kane siguri jetese te thjeshte ... Fatekeqesi base dikur ne te ardhmen KOLAPS komplete si shtet !
rendesi kane turistat, pa populli..... votojeni prap ramen se mire e keni, del tjetri e thote "hajdeni se ne gjermani po vdesin per buke"