Studimi i BSH, forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën e çmimeve në vend

16 Shkurt 2026, 16:27Ekonomia TEMA
Studimi i BSH, forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën

Forcimi i mundshëm i euros do të rikthente valën e krizës së çmimeve në vend. Një studim i Bankës së Shqipërisë paralajmëron se zhvlerësimi i lekut do të shtrenjtonte veçanërisht produktet nga importi.

“Rezultatet tregojnë se kursi i këmbimit ndikon pozitivisht në inflacionin total, por efektet nuk janë të rëndësishme për vlerësimin e monedhës. Rezultati kryesor tregon se zhvlerësimet kanë tendencë të kenë një efekt inflacionist më të theksuar, veçanërisht në kuantilet më të larta të inflacionit” shprehet BSH.

Nga një rikthim i mundshëm i euros në nivelet e 120 lekëve ndikime të konsiderueshme do të kishte edhe në drejtim të kredive. Këstet e huave do të bëheshin më të shtrenjta.

“Ndikimi i kursit të këmbimit është më kompleks: ai është negativ në afatshkurtër dhe përmbyset pjesërisht në horizonte më të gjata kohore. Efektet e vonuara të rrezikut të kredisë dhe normës së interesit zbehen gradualisht me kalimin e kohës”, deklaron BSH.

Në studim, Banka Qendrore ka nxjerrë në pah edhe faktin se çmimet e apartamenteve në vend janë së paku 5 për qind më të larta se normalja.

“Është zbuluar se çmimet e shtëpive ishin në mesin e vitit 2025 të paktën 5% mbi nivelet e tyre «normale». Gjithashtu, rezultatet paraprake tregojnë se çekuilibrat e çmimeve të shtëpive duket se pengojnë rritjen ekonomike në planin afatgjatë, por as nuk e përforcojnë dhe as nuk e dobësojnë atë në planin afatshkurtër”, thekson BSH.

Ekspertët theksojnë se stabiliteti i kursit të këmbimit mbetet thelbësor për kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë, në një kohë kur ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj zhvillimeve të jashtme. 

9 Komente

  1. Z
    Zeus

    O Zot cfare mashtrimesh, si mashtrojne kaq paturpsisht mor Krisht. Nuk kan me fytyre , fytyra me e piset se sholla kepuceve.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E VERTETA

      Banka e Shqiperise , institucioni me parazit dhe i panevojshem ne vend.Eshte streha e familjareve te PUSHTtetareve , ish edhe nin , qe vegjetojne dhe marrin rroga te majme pa bere asgje.Si mund te flasin per cmimet kur jane analfabete ? Pse kane opinion vetem nese euro forcohet ndersa nuk shpjegojne pse rriten cmimet vazhdimisht ndersa euro dobesohet ? sic duket e ndjejne nevojen te tregojne ndonje perralle nje here ne muaj per te thene se po punojme.Duhet shkrire urgjentisht dhe te shikohet stafi qe vegjeton ne ate INCTITUCION PARAZITAR ku strehohen te paafte dhe patronazhiste.BOLL E RROPET KETE POPULL O ANALFABETE MILIONERE.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dino

        Tamam...jane hajduter te rekomanduar nga qeverria hajdute..

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zizo

        O shoku po na cmendet mer!!! Rritje cmimesh kur bie euro!!! Rritje cmimesh kur rritet euro!!! Si e keni hallin!!! Dikush eshte duke bere kerdine ketu! A ka autoritet konkurence ne kete vend??? O pallosh i gjate kujdes se do ta hash!!! Shqiptaret tolerojne shume gjera, edhe arrogancen edhe korrupsionin. Por kur vjen puna tek portofoli… e di mire 97 ti! Edhe protesten e studenteve para disa vitesh qe te zbythi direkt, filloi prej tarifes studentore. Vej kontroll cmimeve kaq po te them

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Sot mallrat e huaja janë dy herë më të shtrenjta se në Gjermani. Do u shtrenjtokan akoma po u vlerësua euro?!

          Përgjigjjuni
          1. A
            ALB Patriot

            Kursi valutave eshte rrjedhoje e MUNGESES TOTALE TE EKONOMISE PRODHUESE dhe e TRANSAKSIONEVE FINANCIARE JASHTE SISTEMIT BANKAR.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik

              Banka e Shqiperise eshte pjese e rendesishme financiare e mafies shteterore me kryemafiozin Edi Rama. Banka eshte aty per interesat kombetare dhe jo se "na rrisin çminet e importit". Po prodhimet vendase? E vetmja gje kishim ishte ushqimi Bio vendas, po sot? Ne po hame qumesht pluhur , mishi ne 94% vjen nga importi, frutat e perimet po ashtu. Kjo eshte keqqeverisje dhe i sherben vetem nje grushti te vogel njerzish. Pse habitemi ne qe boshatiset vendi? Shqiperia ka humbur fillin dhe eshte shume e veshtire qe te kthehemi ne rrugen e duhur. Une e shikoj te arshmen shume te keqe. Njerzit duhet ti therrasin mendjes. Zgjedhjet e Radieschen nuk jane larg. Duhet reflektim, te shohin interesin e tyre dhe te bejne tifozllek me partit. Tung

              Përgjigjjuni
              1. C
                Chimi

                Po clet mor aman

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nje lexues

                Po harrojne keta hale, qe ulja e Euros e ben gjithmone e me pak atraktive Shqiperine per turistat e huaj dhe bashkeatdhetaret emigrante, te cilet kane mundesi qe pushimet ti kalojne me lire dhe ne menyre me cilesore ne vendet konkurruese te mesdheut: Turqi, Tunizi, Spanje, Greqi etj. e pra atje ku shkojne dhe bejne pushimet edhe vete shqiptaret e administrates dhe biznesit. Turizmi patriotik do te vazhdoje edhe disa kohe, ne rradhe te pare prej Kosoves, por ritmet do vijne e do ulen, shpenzimet e tyre gjithashtu. Do vijne me makina te mbushura me ushqime prej Kosoves, ku cmimet jane me te lira. Kuptohet qe kjo ulje e te ardhurave nga turizmi nuk do te ndjehet per aq kohe sa lavatricja e pastrimit te parave te pista te punoje me ritme te larta: betonizim i pafund qe shperndan direkt dhe indirekt nje pjese te ketyre parave tek popullata, por nese USA dhe BE i vene kycin lavatrices, mjere shqiptaret, nuk do te kene as te hane. Mjaft te shikosh dhe analizosh bilancin krejtesisht negativ tregetar te Shqiperise dhe shifrat e importit te produkteve ushqimore. Pikerisht keto shifra duhet te publikojne dhe analizojne keta "shkencetare" te bankes, dhe jo te na prrallisin, sic ia do interesi palloshit apo edhe pseudo-opozites.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje