Chiesa nuk ‘nënvlerëson’ Shqipërinë: Do jetë shumë e vështirë, ata e dinë çdo të thotë futbolli italian

13 Qershor 2024, 17:06Sport TEMA
Chiesa nuk ‘nënvlerëson’ Shqipërinë: Do

Sulmuesi i Italisë, Federico Chiesa ka folur për median e UEFA-s përpara startit të Euro 2024. Ylli i Juventus komenton rivalët e grupit duke mos e nënvlerësuar aspak Shqipërinë.

Sipas Chiesas, familjarizimi i lojtarëve kuqezi me futbollin italian përbën një avantazh për ta dhe natyrisht do të jetë një ndeshje e vështirë që do fokusim maksimal.

“Pas Shqipërisë ne do të luajmë kundër Spanjës dhe Kroacisë, e dimë se çfarë do të thotë që të luash kundër këtyre rivalëve. Kroacia ka marrë rezultate fantastike, sidomos në Botëror. Ka lojtarë të shkëlqyer. 

Shqipëria na njeh mirë, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre, duhet të fokusohemi”, tha Chiesa.

1 Komente

  1. G
    Godoi

    Chiesa do loz me xhamine

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje