Pas fitoreve respektive në raundin e parë, Spanja dhe Italia do të përballen këtë mbrëmje në “Veltins-Arena” të Gelsenkirchen me synimin për të fituar kalimin në fazën e 16 më të mirave. Jo vetëm kaq: me barazimin 2-2 të arritur mbrëmë në Kroaci-Shqipëri, një sukses i kujtdo ekip do t’i garantonte vendin e parë në grup.
Është një nga ndeshjet më të shumëpritura të fazës së grupeve, një ndeshje që Luciano Spalletti do të dëshirojë ta përballonte pa deformuar identitetin e një Italie që dëshiron të sfidojë “Furinë e Kuqe” me të njëjtin qëndrim të treguar të shtunën në mbrëmje në Dortmund:
Sa u përket formacioneve të mundshme, nuk priten ndryshime në asnjë kamp, pra do të jenë të njëjtat 11-she startuese si në ndeshjet me Kroacinë (Spanja) dhe Shqipërinë (Italia).
Spanjë-Itali, formacionet e mundshme:
Spanja (4-3-3) – Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Nico Ëilliams.
Në dispozicion: Raya, Remiro, Vivian, Merino, Joselu, Olmo, Ferran Torres, Grimaldo, Laporte, Alex Baena, Zubimendi, Oyarzabal, Jesus Navas, Fermin Lopez, Perez.
Itali (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.
Në dispozicion: Vicario, Meret, Gatti, Buongiorno, Mancini, Darmian, Bellanova, Cambiaso, Cristante, Fagioli, Folorunsho, El Shaaraëy, Zaccagni, Retegui.
nuk e kuptova ç'lidhje ka titulli "Edhe shqiptarët me sy e veshë nga ndeshja e sotme Spanjë-Itali "me shkrimin por një barazim sot do linte të hapur deri në fund lojën!të dy do kishin të sigurtë kualifikimin,dhe do linin një mundësi matematike për ne,dhe një mundësi për kroacinë!!