Gjermania e nis me goleadë, Skocia e pafuqishme përballë “Panzerat"

14 Qershor 2024, 23:06Sport TEMA
Gjermania e nis me goleadë, Skocia e pafuqishme përballë

Fitore bindëse e Gjermanisë ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024. “Panzerat” u shfaqën me gjithë furinë e tyre në “Allianz Arena” të Mynihut, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1.

Një ndeshje e komanduar që në minutat e para nga vendësit, që realizuan dy gola të shpejtë me Wirtz dhe Musialën.

Gjithçka mori fund për Skocinë në fundin e pjesës së parë kur Porteous mori karton të kuq dhe Havertz realizoi të tretin.

Në pjesën e dytë shënuan Fullkrug dhe Emre Can për vendësit, ndërsa autogoli i Rudigerit u vlejti vetëm për statistikë skocezëve.

2 Komente

  1. 2
    222

    Pancera nëpër cdo sektor përvec qendrës të mbrojtjes...aty jemi skandal i zi... Nëqoftëse do eliminohet Gjermania do jete prej atyre dy druvarëve

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetar Lali

      Panceta lol Tena Nero

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje