Porosia e De La Fuente për Spanjën

11 Qershor 2024, 16:41Sport TEMA
Porosia e De La Fuente për Spanjën

Në seancën e parë në Gjermani, Luis de la Fuente u dha një porosi 26 futbollistëve të grumbulluar. Për trajnerin e “Furisë së kuqe”, që ekipi të kalojë fazën e grupeve duhet që, “që të gjithë lojtarët të sakrifikojnë veten duke bërë presing dhe duke mbrojtur të gjithë bashkë”

Sipas de la Fuentes mbrojtja nuk është vetëm detyrë e prapavijës, por e të 11 futbollistëve që do të jenë në fushë, raporton sportivja “AS”.

Tekniku 62-vjeçar mendon se “vetëm duke punuar si ekip, duke ndihmuar shokun e skuadrës dhe me aftësinë për të rikuperuar topin”, skuadra do të mund të kalojë fazën e grupeve e do të fitojë përballjet kundër Kroacisë, Italisë dhe Shqipërisë.


‘Furia e kuqe’ i mbylli takimet miqësore duke shënuar 10 gola e duke pësuar vetëm një. Spanja e fitoi miqësoren ndaj Armenisë me rezultatin 5-0, ndërsa kundër Irlandës së Veriut triumfoi 5-1.

Iberikët konsiderohen si një ndër kombëtaret favorite për ta fituar kampionatin europian. Sfida e tyre e parë do të jetë kundër Kroacisë më 15 qershor në “Olimpiashtadion” të Berlinit.

Lini një Përgjigje