Sfidojnë edhe Shqipërinë, trajneri i Kroacisë: Kemi ambicie dhe pritshmëri të mëdha në Europian, grup i vështirë

20 Maj 2024, 16:11Sport TEMA
Sfidojnë edhe Shqipërinë, trajneri i Kroacisë: Kemi ambicie

Pasi publikoi listën e të ftuarve, Zlatko Dalic analizoi grupin e Europianit, aty ku Kroacia do përballet me Shqipërinë, Spanjën e Italinë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për ambiciet dhe pritshmëritë e mëdha, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se sa ekipe të mira ka në Kampionatin Evropian.

Kemi grupin më të vështirë të mundshëm. Do të jetë shumë, shumë e vështirë.

Arritëm rezultatin që duhej, e cila është një vend në Kampionatin Evropian” – tha ai.

1 Komente

  1. h
    hamleti i harreshëm

    jeni perandori në futboll. Në mënyrë të vecantë inati dhe kryenecësia përpara cdo skuadre. E paharrueshme përballja juaj me Rusinë dhe grushti që morën nga ju

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje