Egnatia është skuadra e dytë finaliste e “Final Four” pasi ja doli mbanë të kualifikohej në gjysmëfinale ndaj Vllaznisë.
Rrogozhinasve ju mjaftonte edhe një barazim për shkak të avantazhit si vendi i parë pas përfundimit të kampionatit të rregullt dhe pikërisht Egnatia kaloi më tej pasi sfida përfundoi 0-0.
Partizani – Egnatia është finalja e madhe e 26 majit në “Final Four” ku do të vendoset titulli kampion i këtij sezoni në “Abissnet Superiore”.
Ndërkohe pas mbarimit të kësaj sfide gazetari dhe moderatori i emisionit “Skaner”, Gerti Çarçani u shpreh se titulli do qëndrojë sërish në kryeqytet.
"Mendoj se titulli mbetet ne kryeqytet dhe e fiton Partizani", u shpreh gazetari Çarçani.
Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Ndërsa Vllaznia do të përballet me Skënderbeun për finalen e vogël për vendin e tretë/katërt në “Final Four”. Ndeshja do të luhet më datë 24 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.
Foli ky bizxhozciu bq
Komentues "Duka" mos ofendo te tjeret, bixhozi eshte legal pra i ligjeruar apo te ka ndonje lek borxh ty. Ke marre edhe nofken e familjes se matrapazeve Duka dhe sigurisht duhet te jesh ndonje tifoz qe te dhemb suma kur degjon emrin e Partizanit, Demave te Kuq. Z. Gerti, llafi yt ne vesh te Perendise dhe keshtu do te behet.
Po ja bejne egnatias sic ministri financave te Berishes vite te shkuara ja bene flamuritarit dhe ja dhane skenderbeut korces.
Fallxhori P.N.Luarasit!
Flamurtari ishte 7 pike para, kur filloi masakra e gjyqtarve. U lujt lek i madh, e mori korca dhe po e gjen hakun e bixhozit qe lujti.