Egnatia kualifikohet në finalen e titullit, barazimi pa gola eliminon Vllazninë

19 Maj 2024, 22:07Sport TEMA
Egnatia kualifikohet në finalen e titullit, barazimi pa gola eliminon

Egnatia siguroi kualifikimin në finalen e madhe të titullit kampion. Rrogozhinasve, iu mjaftoi barazimi pa gola ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four”, përt të kaluar më tej.

Skuadra e Tetovës, e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye, kishte barazimin si avantazh.

Në “Air Albania”, ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot.

Në fakt, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës në dy raste, por fillimisht një gol u anulua nga VAR për prekje me dorë dhe me pas për pozicion jashtë loje.

Në finalen e titullit kampion, Egnatia do të përballet me Partizanin, sfidë e planifikuar të luhet më 26 maj.

Ndërkohë te Vllaznia, duhet të vazhdojnë të presin ende për titullin kampion, që mungon prej një kohe të gjatë.  

2 Komente

  1. S
    STAMO

    E pashe ndesnjen ,pa emockone,pak gjuajtje,me shume faulla ,po si mundet nje ekip si Egnatia te shkoje ne finale .? Me e bukur mu duk ajo e Lacit me Flamurtarin ,kishte gola ,shtylla ,penallti ,autogol deri edhe te kuq ,po,po ishte shume me e bukur

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrogozhina

      Egnatia e Tetovës, wtf?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje