VIDEO: Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U-21, Tifozët Kuqezi protestojnë para selisë së FSHF

20 Maj 2024, 10:44Sport TEMA
VIDEO: Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U-21, Tifozët

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në bashkëpunim me Serbinë, nuk është pritur aspak mirë nga “Tifozat Kuq e Zi”.

Pas një reagimi zyrtar para disa ditësh, tashmë ata kanë nisur protestën para selisë së FSHF-së. Kjo është bërë e ditur nga vetë TKZ përmes një postimi në Instagram.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë.
#kundereuro2027meshkije“, shkruhet në postimin e tyre.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

4 Komente

  1. T
    Treni

    I gënjen mendja këta. A thuajse Shqipëria ka kapacitet për një organizim të tillë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti

      Po tifozat koqezinj ku janë?............ . Po ku ka këtu tek ne tifoza kuqezinj, plisa, apo Tirona Fanatiks, apo Guerrils......... . Mblidhen 3-4 rrugeçër dhe të tjerët shkojnë pas turmës............ . Ka shkuar njëri dhe ka vendosur fotot e tifozëve, se tifozë nuk shihen kund.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tedi

        Bravo!

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Tifozat Kuq e zi jane te importuar dhe te mbeshtetur nga dalldia e politikes shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise. Askush nuk perkrah krimet e Serbise ndaj Kosoves por te shkoje puna deri ketu sa ti mohosh Shqiperise te jete pjese e ketij aktiviteti eshte budallallek. E para vendi yne do behet me i njohur per aktivitete te tilla qe do i sjellin te ardhura bizneseve dhe individeve qe do jene ne sherbim te tyre dhe e dyta as ka lidhje fare me Serbine.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje