''Shpresojmë të fitojmë titullin ndaj Partizanit'', Presidenti i Egnatias: Do vendos premio për çunat

20 Maj 2024, 15:10Sport TEMA
''Shpresojmë të fitojmë titullin ndaj

Egnatia është kualifikuar për në finalen e madhe të titullit kampion të kampionatit shqiptar pasi eliminoi në gjysëmfinalen e ‘’Final Four’’ Vllazninë.

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, por Egnatia u favorizua nga pozicionimi më lart se Vllaznia në kampionat.

Pas kalimit në finalen e titullit, në një prononcim për Ora News ka folur presidenti i Egnatias, Agim Demrozi.

Demrozi: Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Shpresojmë që të fitojmë titullin ndaj Partizanit. Për golin e parë së për të dytin ishte offside. Golin e parë akoma se kam parë. Kanë vite që e presin këtë trofe.

Çdo gjë arrihet me punë, ai që punon fiton.Është ndeshje teke dhe jemi 50 me 50.

Premiot janë gjithmonë sekretë. Çunat do marrin premio.

Lini një Përgjigje