Një drejtues i lartë i Amazon, Steven Schmidt ka deklaruar se ka bllokuar më shumë se 1,800 aplikime për punë. Sipas tyre bllokimi i aplikimeve ka ardhur pas dyshimeve se agjentë të Koresë së Veriut kanë dërguar CV me identitete të vjedhura.
“Koreano-veriorët kanë tentuar të aplikojnë për punë në distancë në sektorin e IT-së duke përdorur identitete të vjedhura ose të rreme,” tha Schmidt.
Sipas tij qëllimi i agjentëve është të punësohen, të paguhen dhe t’i kanalizojnë pagat përsëri në vendin e tyre për të financuar programet e armatimit të regjimit. Autoritetet amerikane dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar për mashtrimet online të kryera nga agjentët e Phenianit.
Kompania shpjegoi se përdori një kombinim të mjeteve të inteligjencës artificiale (IA) dhe kontrolleve nga stafi i saj për të shqyrtuar aplikimet për punë.
Taktikat e përdorura nga mashtruesit janë bërë më të sofistikuara. Në veçanti, ata po hakojnë llogaritë joaktive të LinkedIn duke përdorur të dhënat e rrjedhura të hyrjes për t’i bërë ato të duken bindëse.
Ha ha po i shkerdhen edhe Kim Jong-un i Korese se Veriut