Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

10 Janar 2025, 14:11Hi-Tech TEMA
Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung dhe pasi e njoftoi kompaninë për të, u shpërblye nga Samsung.

14-vjeçari shqiptar ka mundur të zbulojë një portë të hapur që mund të shfrytëzohej nga hakerat për marrjen e të dhënave të telefonit.

Toska thotë se pasi e zbuloi këtë defekt në softuerin e Samsung, njoftoi kompaninë përmes email-it dhe pas një procesi verifikimi, Samsung ka konfirmuar faktin që ky problem ekzistonte në softuerin e tyre, duke vlerësuar 14-vjeçarin shqiptar edhe me një shpërblim monetar.

Por, ai nuk është krejt i panjohur si një i ri i apasionuar pas teknologjisë. Në vitin 2023, kur ishte vetëm 12 vjeç, Andrea krijoi një aplikacion pa pagesë bazuar në inteligjencën artificiale.

16 Komente

  1. S
    Shikjoni !

    Bravo djaloshi myzeqar! More ku janë ata ajka e kombit që e persekutoi Enveri? Ata më të zgjuarit e kombit, që i vrau diktatura...... . Ku janë bijtë e tyre? Si nuk doli njëri të shkëlqej në shkolla apo shkencë..... . Kaluan 35 vjet dhe gjysma e atyre që shkëlqejnë në shkencë në Shqipëri dhe në botë, janë fëmijë oficerësh, të tjerët mësuesish si dhe familje të thjeshta..... . Sepse komunistët dihet. Ata ose fëmijët e tyre janë të gjithë në politikë, majtas apo djathtas.... Pra të persekutuarit kanë qenë të shitur tek çdo pushtues dhe me anë të tyre vunë pasurinë..... . Ndryshe, sot bijtë e tyre do të ishin shfaqur ndryshe.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Antikomunist

      Kemi shkelqyer per gjera te tjera qe sti them dot ketu

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku

        A ç'ja bëre mirë llapaqenit.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cami

        Ajka e kombit krijoi shtetin shqiptar or levrek. Isa,Abdyli, Ismaili me shoke. Bijte e tyre u vrane e persekutuan .Nuk filloi historia ne 45. Rane mallet,u ngriten halet.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PseudoDaniela

          Edhe levrek shumë e ka. Këllirë injorante. Le të njihet me Lea Ypin. Po te detë emra të tjerë, duhet të lexoje.

          Përgjigjjuni
        2. P
          PseudoDaniela

          Këllirë. Lexo dhe pergezo njerëzit, si Lea Ypi e plot te tjerë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            KOMUNISTI

            Shko mor kar . ROFTE PARTIA KOMUNISTE

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              o "Shikjoni"...ti pleher laje gojen me sapun dhe pastaj desinfektoje perpara se te permendesh Elitat dhe te vraret dhe te persekuarit e regjimit te Enver Hoxhes ti vemje e ndyre!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koli

                Ti qenke pakkkk Debil or Lale.Femijet e Ish Te Persekutuareve ne kohen e Hoxhes,dihet nga te gjithe,qe edhe po te ishin te Shkelqyer ne Shkollat e Mesme,nuk i dilte kurre Shkolla Larte,per Biografi te keqe.Tani te dalim tek ty:Femijet e Femijeve te Te Pareve,kane Ikur te gjithe,Pse?Te pergjigjem sepse jam njeri prej tyre.Mbas 91 ne Shqipni fitoi nje Ish Komunist i Terbuar me emrin Sali,per cfare te rrije me.Me 97 ka qene Ikja me e madhe,sepse keta Familje Ish Persekutuarish,nuk morren asnje Prone nga Saliu,pervecse Tapite i beri ne nje Lemsh te tille qe vetem te Vriteshe me tjetrin,dhe jo Pastaj te merrje Pronen tende.Pra si perfundim:Keta Familje Ishash,i ke te gjithe jashte shtetit,sepse e kuptuan qe ne Shqipnine mbas 90 do Udhehiqnin prape Komunistat,sic dhe ndodhi ne te vertete me Saliun dhe Fatosin.Atehere,pse duhet te rrinim ne akoma ne nje Vend ku Komunistat bejne Ligjin prape,dhe Budallenje si puna jote bejne te zgjuarin.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Selitasi

                Bravo djali me origjinë nga Fieri. Gjyshërit e këtij ( mendoj se nuk gabohem ) Andrea dhe Dhurata Toska kanë mbaruar Universitetin e Tiranës në degën Fizikë 5-vjeçare, njerëz të shkëlqyer. Andrea në Institutin gjeologjik të naftës dhe Dhurata si mësuese Fizike në Gjimnaz. Di këtë që djali i madh i tyre Redi ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera degën e Arkitekturës. Nëse është djali i Redit ska si të ndodhte ndryshe . Si do qoftë BRAVO DJALI.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi

                  Eshte i Sokolit, vellai i Redit.

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lado babo

                  Bravo bravo......

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    aleks

                    ky do te jete stiven jobsi shqiptar,

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Spiro kadrizi

                      Bravo djale, suksese te metejshme ❤

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali Kasi

                        Brravo tè lumtè me inteligjencèn tènde na bèn tè ndihemi krenar vendi ka nevoj pèr dijetar . .qofsh gjithmonè i sukseshèm. .Rrespekte S.Kasi

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shqip

                          Bravo i qofte ketij djaloshi dhe Suksese te metejshme.Por nuk kuptova si e shperblyen ? Se e sigurte eshte qe milionat nuk ju mungojne ketyre kompanive.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje