Sa minuta dhe internet shpenzojnë shqiptarët?

1 Janar 2025, 12:03Hi-Tech TEMA
Sa minuta dhe internet shpenzojnë shqiptarët?

Shqiptarët kanë shpenzuar më pak internet, minuta dalëse dhe SMS gjatë tremujorit të tretë 2024. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se shqiptarët kanë konsumuar mesatarisht 125 minuta dalëse, 11 SMS dhe 8.54 GB internet çdo muaj në tremujorin e tretë.

Vlerësuar me periudhën prill-qershor, volumi mesatar i minutave dalëse, mesazheve SMS dhe internetit ka pësuar rënie. Megjithatë, në krahasim me vitin e kaluar, përdorimi i internetit dhe SMS-ve rezulton me rritje.

Për sa i përket volumit total dhe jo atij mesatar, mesazhet SMS kanë shënuar një rritje me 2.5% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Në korrik-shtator, shqiptarët kanë dërguar 95 milionë mesazhe SMS.

Nga ana tjetër, sasia e trafikut të internetit në rrjetet celuare gjatë periudhës korrik-shtator 2024 ishte rreth 61 milion gigabyte. Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri ishte rreth 1 miliardë minuta, me një rënie prej 6% llogaritur me tremujorin e tretë 2023.

Sipas statistikave zyrtare, numri total i kartave SIM që janë aktive në rrjetin celular rezulton në 3.8 milionë. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë korrik-shtator 2024 arriti në rreth 2.8 milionë, që përbën një rritje me rreth 11.1% me T2 2024 dhe rënie me rreth 6.8% me T3 2023.

Ndërkohë, numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në internet nga rrjetet celulare në tremujorin e tretë 2024 ishte rreth 2.3 milionë që përbën një rritje rreth 15.1% me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie me 6.5% në krahasim me tremujorin e tretë 2023. (Ledina Elezi)

1 Komente

  1. S
    Shqiperia do behet ! me koke poshte !

    Me ben pershtypje se shume njerez apo shumica qe ka vujatur ne kohen e komunizmit ! ku jane torturuar , ku kane humbur njerezit e tyre te dashur, qe kane vdekur ne burg apo mbas burgut nga jeta e veshtire ne burg...ku cdo dite pothuaj ka Artikuj mbi Temat e te vuajturve neper burgjet e shqiperise, te gjithe e kalojne kohen me celularin qe secili disponon nga nje ose me shume... Por kane haruar ata qe i kane torturuar ! ne djalle shkofshin te gjithe , qe nuk munden te pakten ata kryesoret ti takonin dhe ti respektonin me nga nje kafe ? ashtu sic e ka tradita e shqiptarizmit per tradhtaret dhe kriminlet ! he hu ata i kane haruar, mendja ju shkon per te bere nje jetese te bukur dhe mundesisht me shume pasuri.... te dashurit e tyre u varrosen ose kane vdekur dy here ! njeher kure vdiqen dhe njeher qe gjaku i tyre nga familiaret e tyre i haruan nga xhelatet !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje