Shqiptarët frikë nga IA

25 Dhjetor 2024, 22:10Hi-Tech TEMA
Shqiptarët frikë nga IA

Shqiptarët janë më të frikësuarit në rajon për ndikimin e inteligjencës artificiale. Një studim i fundit i realizuar nga ‘Balkan Barometer’, një projekt i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, zbuloi se 46% e shqiptarëve kanë shqetësime të theksuara për këtë teknologji.

Studimi që përfshiu vendet e Ballkanit Perëndimor, tregoi se Shqipëria është në krye për nivelin e frikës nga ndikimi i inteligjencës artificiale, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovinë, dhe Mali i Zi.

Inteligjenca artificiale tashmë po ndikon në shumë fusha, nga ekonomia te edukimi, por frika e shqiptarëve buron kryesisht nga mungesa e informimit dhe shqetësimet për humbjen e vendeve të punës.

Një teknologji e aftë për të automatizuar shumë procese, frika kryesore lidhet me humbjen e vendit të punës duke ulur nevojën e tregut dhe kompanive për fuqi punëtore.

Gjithashtu, AI mund të favorizojë shumë biznese të mëdha të cilat kanë kapacitet financiar për të investuar në këtë teknologji, duke nxitur pabarazi dhe duke dëmtuar konkurrencën për bizneset e vogla, të cilat zënë peshën më të madhe në mbulesën e sipërmarrjeve në vend.

Sipas raportit, shqetësimet për AI lidhen edhe me ndikimin e saj në privatësinë personale dhe kontrollin që kompanitë e mëdha teknologjike mund të kenë në jetën e përditshme.

Nga ana tjetër, përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të ndihmojë në sektorët publikë, si në shëndetësi apo edukim, duke shkurtuar dhe shpejtuar procedurat burokratike me anë të digjitalizimit.

Studimi vë në dukje se ndërgjegjësimi mbi përfitimet dhe rreziqet e kësaj teknologjie është thelbësor për të ulur frikën.

5 Komente

  1. I
    Inteligjenca natyrale

    Inteligjenca artificiale ti haj menderen Shqipetareve deri sa te kene BBrrryp.Pra thne ndryshe nuk mbeten kurre pa pune sa te kene Top Bordellon ku u ofron pune,modertore,perputhen dhe BBRryp,pa perjashtuar ketu kafenete ku gjysma e popullsise ben kafe dhe gjysma tjeter pi kafe gjithe diten.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Varka popull qe ka shkue per leshe !

      Hahahah gjysma e popullsise ka shkuar per leshe thuaj ! sidomos nje pjese e madhe Rinia, tere diten ne kafe ose dy here tre here ne dite ne kafe ! Ne Bote kjo nuk ndodhe ,, vetem ne raste te vecanta per arsyhe Takime pune mbase ! normal kafen e pijne ne shtepi me njerezit e tyre te dashur.... ne shqiperi e kunderta.... koha e humbur per tu mare me llafe ! aty le et rine sa te kene budallejne atyre qe jua marin leket per kafe ! fatekeqesia me e madhe eshte kure ne shume raste , jua marin leket prinderve te tyre pensionist ! kjo eshte dhimbje... por budallait duhet ti hapesh rruge..

        2. S
          Sylvinjo

          Ky sondazh qe i nxjer shqiptaret me " frikacake" nga AI , tregon se Shqiptaret jane me te zgjuarit, sepse keto frikera qe kane Shqiptaret nga AI, i kane te gjithe njerezit super inteligjente , si Elon Musk e te tjere dhe nuk tregon mungese informacioni, por te Kunderten. Tregon njohje te vertete te reziqeve nga AI . Te gjithe thone se zhvillimi i AI do shkurtoje vendet e pune, do behet i rrezikshem se mund te tejkaloje intelijgencen njerezore etj. Te gjitha ato shqetesime qe kane Shqiptaret per AI, i kane te gjithe njerezit moderne sot/ Bravo Shqitpret e thjeshte se qenkan te gjithe shume te informuar per AI, sic duket nuk paska qene rastesi qe doli Mira Murati nje nga truret kryesore te AI ne USA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje